E Diel, 1 Nëntor 2026

Gogoli i analizës politike në këmbët e selisë ylberiste

10-07-2011 / Redaksionale

Pas vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor mbi paditë socialistë, që kërkonin të sekuestronin fitoren e Lulzim Bashës në Tiranë, Partia Socialiste e ka përjetuar deri me heshtje edhe humbjen “de jure”, ligjore. Sepse realisht humbja e Ramës ishin kuptuar qëkurse çdo votë u numërua dhe zëri i qytetarëve u dëgjua. Ndërsa përpjekjeve dy mujore të avokatëve socialistë për të harrakatur dorëzimin e çelësave mori fund, duke pranuar në heshtje dhe pa ndonjë kundërshtim kushedi se çfarë disfatën elektorale. Megjithatë humbësi foli duke thënë “drejtësia vdiq”. Kapitulloi. Kurse fituesi tha se “puna fillon, ju jeni të parët, Tirana është e para. Ky nuk është më slogan. E ardhmja e qytetit tonë nis.” Po t’i shikosh janë totalisht dy koncepte të ndryshme, dy prizma të ndryshëm për të parë gjërat, punët dhe drejtimin e institucioneve. Forca e ndyshimit. Sakaq Edi Rama edhe pse ka 12 vjet si drejtues institucionesh të ndryshme, si Ministri, Bashki dhe Parti-Opozitë, ende  duket sikur nuk ka një kulturë menaxhimi, dhe përfaqësimi të interesave publikë. E mira publike është larg shikimit të tij.  Kurdoherë Rama është parë si një figurë politike që pilotohet dhe kontrollohet nga një grusht “të fortësh” e  afaristësh ndërtimi, që pak gjë kanë të bëjmë me politikën kombëtare. Kurse Lulzim Basha, me 6 vjet punë drejtuese duket sikur ka 12 vjet në politikë dinamike, me galvanizimin e strukturave politike, të nxitjes së ideve dhe platformave të ndryshme qytetare të përfshirjes publike, ka arritur të profilizohet si një njeri i aftë dhe i besueshëm për qindra mijëra qytetarë. Nuk është pak. Dhe po ta mendosh se Lulzim Basha është me i ri në moshë se Edi Rama kupton dimension real të kësaj figure politike. Dinamizmi i lëvizjes, i buzëqeshjes, i freskisë komunikimit të vizionit dhe ideve krijoi parakalimin e 21 mijë votave që kishte në 2007, Edi Rama. Kuptohet vetiu ky parakalim në të djathtë në kryeqytet, prandaj Partia Socialistë duhet të analizojë më shumë vëmendje, pasi zgjedhjet parlamentare janë dy vite larg, dhe të gjithë e ditëm sesa e vështirë është korrigjimi i hendekut dhe platforma për të fituar sa më shumë vota. Mirëpo PS-ja, si e gjithë opozita, duket se është larg analizave politike sepse është më e angazhuar ta gjejë fajin tek Saliu. Është kryeministri Berisha gogoli i tyre, cka i detyron të fokusohen më shumë në sharje dhe trillime sesa në propozime, cka duhet thënë asnjëherë s’ka qenë pikë e fortë e PS-së. Në vitet që lamë pas forca më e madhe e opozitës duket se ka prodhuar më shumë slogane boshe, që s’thonë asgjë, për tej konsumit të ditës sesa politikë të mirëfilltë parlamentare. Të gjithë e kanë të qartë se opozita ka munguar në kryerjen e detyrës parlamentare duke bojkotuar punimet e komisioneve, dhe oponencave ndaj sipërmarrjes ligjore të shumicës. Në mungesë të një lideri në Parlament, ata janë mjaftuar më një lider në rrugë, që bojkoton, proteston, demonstron dhe fut në grevë urie deputetët vetëm për të çuar në limit ngërçin politik. Bilanci politik i opozitës, edhe pas 8 majit, është i vakët, i pashpresë për të ardhmen. Me një lider dizastër, që nuk frymëzon dot as militantët është e vështirë për paramendohet mrekullia. Si do që të jetë politika opozitare po shkon drejt plazhit për të larë llumin e 21 janarit, për të tharë lotët e humbjes së kryeqytetit, si dhe për t’i qarë hallin kryetarit Rama, që breshkat e bashkisë do t’i transportojë në kullën e Pezës. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›