Udhezimi i Ministrise se Brendshme per keshillat
Ministria e Brendshme me ane te ministrit Nishani nxori procedurat per te organizuar ceremonine per marrjen ne dorezim te detyres se kryetareve te bashkive dhe komunave. Mbi bazen e ketij udhezimi parashikohej qe te realizohej konstituimi i keshillave dhe njeheresh realizimi i betimit te kryetarit te ri. Ne kete udhezim eshte parashikuar qe prezent duhet te jete edhe kryetari paraardhes. Ne kete proces konstituimi mund te marrin pjese dhe ministra apo dhe deputete. Mbeshtetur ne ligjin nr.8652. date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore sipas te cilit percaktohet rruga e perfitimit te mandatit nga ana e krereve te komunave apo bashkive por edhe e keshilltareve dhe fillimi i funksionimit te tyre keshilli komunal ose bashkiak zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit te zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne rast se keshilli nuk konstituohet brenda 30 diteve atehere eshte prefekti qe nderhyn me ligj.