E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëllumbi: PS-ja do t'i fitojë zgjedhjet pa LSI-në

Për fraksionet


Në PS, ndryshe nga partitë e tjera, ka më shumë demokraci të brendshme, njerëzit mund të flasin, ka debate dhe me ton të ashpër. Çështja është se ç'kuptojmë me demokraci të brendshme. Ka nga ata që thonë se demokraci e brendshme është kur të lejosh fraksionet.


Kjo ka qenë në modë dikur, sepse sot asgjëkund në parti jo vetëm të majta, por edhe të djathta nuk flitet më për fraksione. Mendimi ndryshe është tjetër, nuk është veprim ndryshe, nuk është organizim i vogël në formën e një partie brenda një partie të madhe ku gjithsecili të shohë drejtimin e vet. Kjo e shkatërron partinë.

Për LMN


Edhe kjo që quhet Lëvizje për Mendimin Ndryshe nuk është lëvizje në kuptimin politik që përdoret si term. Ata kanë dhënë një mendim, kanë shprehur disa kritika, shprehen disa dëshira në kushte të caktuara për të zëvendësuar kryetarin me një nga ata të pestë dhe kaq.


Por, me pesë veta nuk mund të bëhet lëvizje pa pasur edhe bazën me vete. Prandaj, ajo nuk është lëvizje, është një grup që ka pasur dhe të ketë mendim ndryshe dhe kanë bërë edhe kritika, që për mendimin tim i kanë bërë mirë partisë dhe nuk i kanë bërë ndonjë dëm të madh.


Për bojkotin

Ruzhdija e bëri akoma më të qartë se çfarë ka ndodhur dhe si Ruzhdija ka dhe shumë Ruzhdije të tjera. Këtë e arriti PS-ja dhe opinioni brenda vendit e kupton se ç'ka ndodhur më 28 qershor.


Opinioni ndërkombëtar që në fillim thoshte që hyni në parlament dhe se bojkoti ishte diçka e papranueshme, e ka kuptuar gjithashtu se në Shqipëri ka ndodhur diçka e madhe.


Gjithashtu, në atë seancë u arrit që të evidentohej kryeministri si protagonisti kryesor i asaj që ka ndodhur në 28 qershor. Këto janë arritje të bojkotit të PS-së. Por, nëse PS-ja do të heqë dorë nga lufta parlamentare sipas formulës "ose-ose", pra, ose parlament, ose mitingje, këtë do ta quaja të gabuar.


Politikani Sërvet Pëllumbi flet për fraksionet në parti, Lëvizjen për Mendim Ndryshe, si dhe objektivat që duhet të ndjekë PS-ja në të ardhmen


Z. Pëllumbi, ju keni thënë para disa kohësh se përgjegjës për humbjen e PS-së në zgjedhje janë Rama dhe Ruçi. Ndërkohë, Rama u rizgjodh në shtator kryetar i PS-së, ndërsa Ruçi u zgjodh në krye të grupit parlamentar.


Si do t'i vlerësoni këto dy rizgjedhje dhe sidomos atë të z. Ruçi?


Kur kam bërë këtë deklaratë kam pasur parasysh parimin që kur një forcë politike humbet zgjedhjet, përgjegjësinë kryesore e kanë ata që e drejtojnë atë. Por, gjithashtu, kam thënë edhe atë tjetrën se z. Rama i lind e drejta e rikandidimit, sepse statuti e lejon një gjë të tillë.


Dhe kështu ndodhi. Ai rikandidoi dhe partia e votoi dhe unë nuk shoh ndonjë të keqe në këtë drejtim. Nuk është e keqja që ata të dy janë akoma, sepse mendoj se ata janë mirë që janë.


Pra, ju e vlerësoni zgjedhjen e Ruçit në krye të grupit parlamentar?


Po, unë mendoj se z. Ruçi ka një përvojë të gjatë edhe në drejtim të partisë dhe atë të grupit parlamentar. Në këtë situatë të vështirë që është grupi parlamentar dhe PS-ja mendoj se është bërë mirë që është zgjedhur Ruçi.


Ekziston një lloj vlerësimi se me zgjedhjen e Ruçit, PS-ja ka dy bashkëkryetar, duke ditur rëndësinë e z. Ruçi që ka pasur në drejtimin e partisë?


Unë nuk mendoj se qëndron e keqja tek bashkëkryetarët, madje unë do të thosha se e keqja do të ishte nëse ke një kryetar që nuk pyet askënd.


A është z. Rama kështu?


Jo, unë them nëse do ishte një kryetar që nuk pyet askënd, por, nëse ka disa bashkëkryetar siç i quani ju, është mirë. Por, në rastin konkret, z. Ruçi është kreu i Asamblesë Kombëtare, pra është figura e dytë në parti.


Dhe po të shohësh përvojën e partive të majta në Europë, kryetar grupi parlamentar është ose kryetari i partisë ose i dyti i partisë, sepse veprimtaria parlamentare e partive është në plan të parë, pra është tribuna, që i jep mundësi partisë të konsolidojë radhët e veta dhe tezën e vet.


Në këtë drejtim, meqenëse Rama nuk është në parlament unë mendoj se figura e dytë e partisë duhet të ishte kryetar grupi. Nuk shoh gjë të keqe këtu.


Teza kryesore kur Rama ka kërkuar të marrë partinë ka qenë pikërisht "lufta ndaj xhaketave të vjetra". Ndërkohë që Ruçi është një nga anëtarët më të vjetër të PS-së...
Shiko nga kjo e xhaketave të vjetra nuk kam shpëtuar edhe unë, edhe mua më kanë radhitur si xhaketë e vjetër. Unë, atëherë iu jam përgjigjur atyre se më mirë një xhaketë e vjetër dhe e pastër sesa një xhaketë e re dhe e pistë.


A ju kanë kërkuar juve personalisht ndonjëherë mendim gjatë këtyre 9 muajve opozitë, pra e kam fjalën pas zgjedhjeve të 28 qershorit?


A ju ka takuar ndonjëherë kryetari i partisë apo forume të ndryshme për të biseduar rreth mënyrës sesi duhet të sillet PS-ja?


Unë jam anëtar i Asamblesë dhe në mbledhjet e këtij forumi unë kam shprehur mendimet e mija, pavarësisht nëse janë pranuar ose jo, por unë atë që kam menduar e kam shprehur dhe nuk them se gjithnjë kam pasur të drejtë. Megjithatë, në shumë raste koha ka treguar se kam pasur të drejtë.


Në disa raste mund edhe të mos jemi kuptuar me z. Rama, ka pasur raste që jemi takuar për të pirë kafe dhe kemi shkëmbyer edhe mendime. Për shembull ka qenë e famshmja tezë përtej së majtës dhe të djathtës dhe që z. Rama e dinte që unë kam pasur qëndrim kritik për këtë. Ia kam argumentuar dhe sqaruar dhe nga njëherë më vjen mirë që se përdor më këtë.


Unë nuk e di, nëse ai e ka bërë, sepse ia kam thënë unë, por ajo në vetvete ka dhe aspektin e vet racional dhe nuk them se ajo është krejtësisht e gabuar, por unë them në kushtet tona.


Një grupim politik brenda PS-së e quajtur si Lëvizja për Mendim Ndryshe ka bërë opozitë brenda opozitës. Ata kërkuan me ngulm që PS-ja të futet në parlament gjë që ndodhi.


Ju si do e vlerësonit këtë lëvizje, pasi ju keni pasur dhe një debat në distancë me z. Blushi, i cili ju ka quajtur statuja, pra një pjesë e vjetër?


Ai fjalën xhaketë e vjetër e zëvendësoi me statujë, pra statuja që nuk flasin. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së tij unë them se jam tek statujat që flas. Unë nuk i përmbahem atij parimi që thonë ata që të mos flasësh kur duhet folur. Unë kam folur pikërisht kur duhet folur.


Në këtë aspekt unë them se në PS ndryshe nga partitë e tjera ka më shumë demokraci të brendshme, njerëzit mund të flasin, ka debate dhe me ton të ashpër. Çështja është se ç'kuptojmë me demokraci të brendshme.


Ka nga ata që thonë se demokraci e brendshme është kur të lejosh fraksionet. Kjo ka qenë në modë dikur, sepse sot asgjëkund në parti jo vetëm të majta, por edhe të djathta nuk flitet më për fraksione.

Mendimi ndryshe është tjetër, nuk është veprim ndryshe, nuk është organizim i vogël në formën e një partie brenda një partie të madhe ku gjithsecili të shohë drejtimin e vet. Kjo e shkatërron partinë.


Madje, Partia Socialiste franceze që fitoi shumicën në zgjedhjet vendore këto ditë e ka pasur shumë në modë këtë çështjen e fraksioneve dhe ka humbur shumë herë për shkak të tyre. Dhe ajo ka kohë që ka hequr dorë nga ideja e fraksioneve, sepse partitë duhet të kenë një program.


Demokracia nuk është fraksionim. Edhe kjo që quhet Lëvizje për Mendimin Ndryshe nuk është lëvizje në kuptimin politikë që përdoret si term. Ata kanë dhënë një mendim, kanë shprehur disa kritika, shprehen disa dëshira në kushte të caktuara për të zëvendësuar kryetarin me një nga ata të pestë dhe kaq.


Por, me pesë veta nuk mund të bëhet lëvizje pa pasur edhe bazën me vete. Prandaj, ajo nuk është lëvizje, është një grup që ka pasur dhe të ketë mendim ndryshe dhe kanë bërë edhe kritika që për mendimin tim i kanë bërë mirë partisë dhe nuk i kanë bërë ndonjë dëm të madh.


Sigurisht, ata e tepruan pak, sepse bënë dhe disa veprime që binin ndesh me programin dhe qëndrimet e partisë dhe të shumicës, por megjithatë me kritikat kanë shprehur qëndrimet e tyre.


Ju thatë se ata kërkuan që partia të hyjë në parlament dhe PS-ja hyri në parlament. Partia Socialiste nuk tha se s'do hynte në parlament. Në momentin më të përshtatshëm hynë në parlament. Madje, unë do të thosha se nëse PS-ja do të ngulë këmbë për bojkotin përsëri unë për vete do ta quaja të pajustifikuar një bojkotim të mëtejshëm.


Pra, sipas jush, PS-ja duhet të jetë në Kuvend?


Unë nuk e di çfarë vendimi kanë marrë, por për mua bojkotimi e ezauroi veten. Aq sa mund të arrihej nëpërmjet bojkotimit u arrit.


Opinioni brenda vendit e mori vesh se çfarë ka ndodhur më 28 qershor. Ruzhdija e bëri akoma më të qartë se çfarë ka ndodhur dhe si Ruzhdija ka dhe shumë Ruzhdije të tjera. Këtë e arriti PS-ja dhe opinioni brenda vendit e kupton se ç'ka ndodhur më 28 qershor.


Opinioni ndërkombëtar që në fillim thoshte që hyni në parlament dhe se bojkoti ishte diçka e papranueshme, e ka kuptuar gjithashtu se në Shqipëri ka ndodhur diçka e madhe. Gjithashtu, në atë seancë u arrit që të evidentohej kryeministri si protagonisti kryesorë i asaj që ka ndodhur në 28 qershor. Këto janë arritje të bojkotit të PS-së.


Por, nëse PS-ja do të heqë dorë nga lufta parlamentare, sipas formulës "ose-ose", pra ose parlament ose mitingje këtë do e quaja të gabuar. Për mua formula duhet të ishte "edhe-edhe", pra edhe luftë parlamentare edhe mitingje. Një betejë u kalua dhe u fitua aq sa mund të fitohej, kjo duke pasur parasysh se edhe kë ke përball. Tani duhen gërshetuar të gjitha format e luftës në parlament dhe jashtë tij për të realizuar objektivat e reja që duhet ti përcaktojë më qartë PS-ja.


Ne përpara kemi dhe zgjedhjet lokale dhe kanë filluar përgatitje nga ana e mazhorancës. Sipas jush, a mund t'i fitojë PS-ja zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare pa LSI-në?


Çështja është se PS-ja duhet të arrijë kohezionin e saj të brendshëm. Në 2005, PS-ja humbi pikërisht, sepse nuk arriti dot të krijojë unitetin dhe bashkimin me LSI-në. Në 2009 e njëjta gjë. Bile edhe manovrat që bëri z. Meta vetëm 5-6 ditë para zgjedhjeve ishte një blof, sepse mesa duket gjithçka ishte paracaktuar.


Në këtë drejtim, unë them se e majta duhet me doemos të bëjë analizat e thella dhe të shohë brenda vetes se ku i ka defektet serioze. Defekte që fatkeqësisht po ndodhin dhe në shumë parti të majta europiane. Kjo, sepse të majtët i kanë debatet e brendshme më tepër se ç'duhet, sepse mendojnë se po të mos lejojnë mendimin ndryshe kufizohet demokracia. Demokracia në parti ka të tjera karakteristika dhe parametra dhe medoemos për mendimin tim duhen ridimenisonuar çështja e partive.


A fiton PS-ja zgjedhjet pa LSI-në?


Unë nuk do ta quaja fatale, pa LSI-në nuk mund të marrë frymë PS-ja.


Jo frymë, po zgjedhjet a mund t'i fitojë?


Mund t'i fitojë patjetër. Aq më tepër me këtë manovër politike, që bëri LSI-ja që mori vota majtas dhe shkoi djathtas. Me këtë ajo nuk është më parti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›