Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh të dielën, Komitetin Drejtues Kombëtar
Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledh paraditen e së dielës në orën 11:00, Komitetin Drejtues Kombëtar. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Qëllimi i këtij takim do të jetë situata politike që po kalon vendi, organizimi i LSI-së në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore, dhe roli i LSI-së në proceset integruese të vendit”, bën të ditur zyra e shtypit.