E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pema e Ferrit në Suriname

Artisti kosovar, Jakup Ferri, ka realizuar një skulpturë të quajtur ‘Solo’ në një park të shtetit të largët jugamerikan, në Suriname, e cila do të promovohet para publikut më 5 prill. Nga Albana S. Muja më 04 prill 2011 në ora 11:02

“Solo” quhet vepra më e re e artistit kosovar, Jakup Ferri. Është një vepër në skulpturë, që është realizuar hiq më pak se në një park të shtetit të largët në Amerikën Jugore, në Suriname.

Kjo vepër është e madhe 6 x 5.5 metra. ‘Solo’ është një vepër e artistit kosovar, që ka vite që jeton dhe vepron në Amsterdam. Dhe prezantimi para publikut, i kësaj vepre, qe një pemë artificiale në mesin e shumë pemëve në “Marowijne Art Park” në Suriname.

Kjo skulpturë mjaftë simpatike edhe konceptualisht qëndron, në një linjë me veprat tjera të njërit nga artistët më të suksesshëm kosovar. Vepra është përkrahur nga fondacioni ‘BKVB’ në Amsterdam.

Kjo pemë metali tregohet edhe më e fuqishme në vendin dhe hapësirën ku është bërë dhe vendosur, në një xhungël të Surinames.

“Pemët e shumta në Suriname më kanë bërë ta admiroj fuqinë e pemëve, pasi jemi mësuar ta admirojmë një hero apo idol”, thotë Jakupi për veprën e tij, e cila është një ndër të rrallat në skulpturë për autorin, pasi Ferri në skenën e artit është më shumë i njohur për videot dhe vizatimet e tij.

Ai thotë se duke i parë këto pemë në xhungël, ka vërejtur se shumica duken gati të njëjta dhe në mes të natyrës ai ka vendosur të mbjell një pemë metali, sipas tij, jo pse xhungla ka nevojë për një të tillë, por siç shton Ferri, ne si shoqëri i duam monumentet.

Procesi i terë punës, e cila përmban vetëm metal e ngjyrë, mund të shihet në sajtin e artistit www.jakupferri.blogspot.com.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›