“Design cafe” në shitje
Tashmë në të gjitha pikat e shitjes do të gjeni revistën “Design cafe” e realizuar nga studio NOVA, si pjesë e projektit “Kultura e Dizajnit dhe Arkitekturës”, e cila synon të jetë mjeti më i mirë i komunikimit që ofron koncepte dhe ide inovative mbi fushën e dizajnit dhe arkitekturës në përgjithësi.
“Design cafe” është konceptuar si një moment ndërveprimi social që ka për qëllim të aktualizoje, informojë dhe përmirësojë jo vetëm për të rritur cilësinë e jetës.
por dhe për të ata që dëshirojnë të transformojnë ambientin rrethues në artin e të jetuarit.
“Synimi i ekipit tonë ambicioz, është që nëpërmjet kreativitetit gjërat që ne bëjmë çdo dite t’i kthejmë në ato çka ne dashurojmë t’i bëjmë çdo ditë, pra të japim mundësinë që dhe elementët më të thjeshtë t’i transformojmë në diçka të mrekullueshme”.