Van der Wiel e ‘parashikon’ triumfin e Holandës

Mbrojtësi i Holandës, Gregory van der Wiel është optimist se skuadra do të shpallet kampione në Euro 2012.
Edhe pse nuk e përmend ekipin kundërshtar, me të cilin beson se do të takohen në finale, Van der Wiel ka thënë se Tulipanët do të fitojnë 2-1.
“Është e mundshme që Holanda të takohet në finale me Spanjën, por ka edhe shumë skuadra të tjera të fuqishme. Jo vetëm Spanja, ose Holanda, por edhe Gjermania, Portugalia, Anglia, Franca, të gjitha janë ekipe të mëdha. Por, mendoj se Holanda do të shkojë në finale dhe do të fitojë 2-1”, tha ai.