E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papadopoulos përfundon Evropianin

Qendërmbrojtësi grek, Avraam Papadopoulos do të mungojë në vazhdim të Evropianit 2012, për shkak të lëndimit të gjurit që pësoi në barazimin 1-1 në duelin e tyre të parë kundër bashkënikoqirit, Polonisë, të premten.

Ai u zëvendësua pas 37 minutave lojë nga Kyriakos, para se të dërgohet në spital, ku kontrollimet treguan se ai ka dëmtuar ligamentet në gjurin e majtë.

Pas rikthimit në hotelin e ekipit, stafi mjekësor i Greqisë ka publikuar një komunikatë duke njoftuar se Papadopoulos do të kthehet në vendlindje për tretman të mëtutjeshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›