Salpingidis, futbollist me gola të rëndësishëm

Dimitris Salpingidis asnjëherë nuk ka qenë sulmues tipik – në 58 paraqitje ka shënuar vetëm nëntë gola. Por, ai shënon atëherë kur askujt tjetër nuk i shkon mirë dhe kur bëhet fjalë për duele të rëndësisë së veçantë. Edhe pse karrierën e filloi në PAOK, si sulmues i krahut, loja e Greqisë i imponon atij një rol më defansiv.
Shpeshherë është rezervist, andaj nuk është çudi që ka një bilanc të tillë. Por, ai ndihmon ekipin atëherë kur është më së tepërmi me rëndësi.
Në kualifikime për Kampionatin botëror 2010, pikërisht Salpigidis shënoi kundër Ukrainës në Kiev dhe dërgoi helenët në Afrikën e Jugut. Pastaj hyri në histori duke realizuar golin e parë të Greqisë në një Kampionat botëror.
I fitores dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte edhe shënimi kundër Izraelit në Athinë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e sivjetmë. Kurse për ta bërë tregimin edhe më interesant, ai pas inkuadrimit në lojë në pjesën e dytë, shënoi edhe golin e parë të Greqisë në Euro 2012, si dhe nxori një penallti, të cilën nuk e konkretizoi Karagounis.