E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peng biznesmenin per 10 mije euro

Shkoder- Tre muaj arrati nuk i kane sherbyer te dyshuarit per rrembimin ne bashkepunim te nje biznesmeni te mallrave industriale ne qytetin e Shkodres. Arrestohet pas nje operacioni te befasishem nje nga autoret e akuzuar per ngjarjen e ndodhur ne 25 janar te ketij viti. Burime zyrtare te policise vendore thane se i dyshuari eshte Dritan Dajia, 23-vjec, banues ne Shkoder, ndersa nuk bene publik emrin e bashkepunetorit ne krim. Fitim K., kishte denoncuar ne komisariat marrjen peng per dy ore nga te rinjte nen kercenimin e armeve, ndersa i ishte bere e ditur se nese nuk dorezonte nje shume prej te pakten 10 mije eurosh, atehere do e pesonin anetaret e familjes se tij. Gjykata kishte dhene masen e arrestit me burg ne 14 qershor te ketij viti dhe dhjete dite me pas policia e shpalli Dajian ne kerkim.

Ngjarja

Sipas dosjes se pergatitur nga policia e Shkodres, ne bashkepunim me Prokurorine, ngjarja ka ndodhur mbremjen e 25 janarit te ketij viti, ne periferi te qytetit, kur dy persona, mes te cileve 23 vjecari Dritan Dajia, dyshohen se kane marre peng nen kercenimin e armeve ne makinen e tyre biznesmenin Fitim K. Pas dy oresh kercenimi me jete, ata i kane vendosur nje gjobe qe nuk duhet te binte poshte 10 mije eurove dhe qe duhej dorezuar brenda javes se fundit te muajit janar. I vene ne pozite te veshtire, biznesmeni ka kerkuar ndihmen e policise se Shkodres, pasi te rinjte i kane thene se nese nuk dorezonte parate, atehere do te vrisnin ndonje nga pjesetaret e familjes. "Ti ose te afermit e tu duhet te na japesh gjoben, perndryshe nuk do te shohesh me asnje pjesetar familjeje". Keshtu eshte kercenuar biznesmeni qe u mor peng ne fillim te ketij viti, ndersa nderhyrja e policise rezultoi e suksesshme per parandalimin e ndonje tragjedie, ndersa u njoftuan nga te afermit e 40 vjecarit. Identifikimi i autoreve mesohet se eshte bere nga vete i demtuari, qe ka rrefyer edhe kercenimin nen tyten e armeve per te paguar gjoben e vendosur.

Kerkimet

Pas denoncimit te bere ne komisariat, nje grup hetimor ka nisur hetimet duke zberthyer tabulatet telefonike dhe bere identikitet e te dyshuarve. Ne gjashte muaj hetime eshte arritur te zbulohen dy emrat e autoreve dhe t'i kerkohet gjykates caktimi i mases se sigurise ne mungese. Me 14 qershor te ketij viti, Shkalla e Pare ne Shkoder ka dhene "arrest me burg" per Dritan Dajian, 23 vjec dhe shokun e tij, emri i te cilit nuk publikohet per shkak te hetimit dhe qe nuk eshte ndaluar ende. Me 25 qershor policia e shpall ne kerkim te riun dhe pas me teper se tre muaj ndjekjeje e ka kapur mengjesin e djeshem ne shtepine e tij, kur sapo ishte kthyer. Burime zyrtare thane se ndalimi eshte kryer rreth ores 02:00 te mengjesit, nen akuzen e "heqjes se paligjshme te lirise, te kryer ne bashkepunim" dhe "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›