E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet shtyjne "Banden e Lushnjes"

Tirane - Procesi gjyqesor ne ngarkim te 7 anetareve te "Bandes se Lushnjes" eshte kthyer ne nje telenovele, pasi eshte shtyre serish. Shkak eshte bere mungesa e avokateve mbrojtes ne seancen gjyqesore. Dje pritej te deshmonin plot 12 persona, te cilet kishin pasur dijeni mbi vrasjen e viktimes Xhevdet Demiri, ngjarje kjo e ndodhur me daten 3 gusht te vitit 1997. Nga deshmitaret, vetem dy prej tyre ishin paraqitur per te dhene deklarime, ndersa per te tjeret nuk kishte ardhur asnje konfirmim zyrtar nese ishin njoftuar apo jo. Per kete arsye, kryesuesja e trupit gjykues, Marsela Bilali, i ka bere me dije dy deshmitareve qe te paraqiten ne seancen e radhes, e cila do te zhvillohet me daten 26 shtator. Gjyqtarja ka kerkuar nga togat e shoqerimit, qe te lajmerohen dhe nje here deshmitaret e tjere te ketij procesi, per t'u paraqitur ne seancen e radhes. Te pandehurit te cilat akuzohen si anetare te "Bandes se Lushnjes" jane Arben Borici, Rexhep Gina, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Agur Musaka, Arjan Alicko dhe Erjon Cici. Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur mbi ta akuzat e "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizates kriminale". Procesi ne ngarkim te shtate te pandehurve ka nisur ne 4 maj te vitit te kaluar, ku per nje vit me radhe gjykata i ka shtyre seancat per mungese te avokateve, si dhe ndryshimit disa here te trupit gjykues. Ky eshte grupi i dyte i te pandehurve te "Bandes se Lushnjes".

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›