E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarresi i autobusit kerkon lirine

Tirane- Tre vjet pasi rrembeu nje autobus me pasagjere ne autostraden Durres-Tirane, i pandehuri i cili eshte duke u mjekuar ne Spitalin e Burgut, kerkon lirine e tij. Ardian Sina, nepermjet avokatit te tij mbrojtes, i eshte drejtuar Gjykates se Krimeve te Renda per te nderprere mjekimin e tij te detyruar dhe tper t'u rikthyer ne banese, ne menyre qe te kete mundesi per te pasur nje mjekim ambulator nga te afermit. Vete 28-vjecari nuk ndodhej i pranishem ne seancen gjyqesore. Pas kerkeses se bere nga ana e avokatit, prokurorja i ka kerkuar kohe gjykates, per te pergatitur pretendimet e saj ne lidhje me kerkesen e bere. Ardian Sina, mbahet ne spitalin e burgut, si i semure skizofren. Ai ne vitin 2006 nen kercenimin e nje granate, krijoi terror tek 25 pasagjeret e autobusit, duke paralajmeruar se do ta shperthente ne rast se nuk i plotesoheshin kerkesat. Pas arrestimit te tij dhe kryerjes se analizave, rezultoi se Sina kishte probleme psikike pas nje aksidenti automobilistik te pesuar me pare. Do te jete trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Luan Hasneziri, qe do te vendose nese Sina do te vazhdoje me mjekimin e tij te detyrueshem, apo mjekim ambulator.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›