E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Remziu u mor me dy makina"

Redinalda Caushaj

Tirane- Personat qe kane rrembyer biznesmenin Remzi Hoxha nga ambientet e punishtes se tij "Albatros", me 21 tetor te vitit 1995 kane kercenuar punonjesit. Deshmitari Astrit Sula, 71-vjec, ish-ekonomisti i firmes, ka treguar dje para Gjykates se Krimeve te Renda momentet kur eshte marre peng Remzi Hoxha. Nderkohe qe nga ana tjeter prokuroria ka kundershtuar theniet e tij para gjykates, duke lexuar ato qe kishte deklaruar gjate hetimeve paraprake, te cilat ishin edhe me te sakta. "Duhet te kete qene dite e shtune, 21 tetor i vitit 1995, kur me kane thirrur punonjesja Violeta Radi, e cila me ka thene "hajde se Remziu po zihet". Pasi kam shkuar punonjesit e firmes me kane informuar se Remziun e kishin marre. Makina me te cilen ishte marre Hoxha ishte tek dera, me ngjyre te zeze, por nuk munda dot te fiksoja targen. Pas saj ishte nje makine ngjyre qumeshti me targe TR 2648 C. Ju thashe te gjithe punonjesve qe kete targe ta fiksonin mire. Une kam derguar dy punonjese te kryenin denoncimin. Pas disa oresh kam qene i ulur ne kafe kur me kane njoftuar se kane ardhur dy persona. Kam shkuar aty menjehere. Njeri ishte rreth te 45-tave, me trup mesatar, i veshur me kostum dhe tjetri, i gjate rreth 25-vjec i veshur me xhinse dhe bjond. Jashte ambienteve i priste nje makine. Ju jam prezantuar, por nuk me kane kthyer asnje pergjigje", ka qene deklarata e dhene ne procesverbalin e dates 13 qershor te vitit 2003 nga deshmitari Astrit Sula. Po ashtu ai ka theksuar se kolegut te tij Benet Frasherit, i kishte mbetur ne mendje fakti se nje nga dy personat qe erdhen tek makina kishte nje dore me te gjate dhe nje me te shkurter. Dje para Gjykates se Krimeve te Renda, Sula sqaroi se ne momentin qe kishin marre Remzi Hoxhen, kishin menduar se mos ishin persona te rruges, te cilet kerkonin demshperblim. Per kete ngjarje ai ka shpjeguar se kane ardhur edhe punonjesit e policise, te cilet kane marre te dhenat perkatese. Deshmitari ka shpjeguar se te afermit e Remziut, jane njoftuar te nesermen ne lidhje me ngjarjen dhe kane ardhur menjehere. Ne seancen e radhes pritet qe te deshmojne persona te tjere qe kane dijeni ne lidhje me kete ngjarje.

Prokuroria perplasje me policine

Mosgjetja e deshmitareve te cilet konsiderohen kyc per procesin "Hoxha", ka sjelle edhe perplasjet mes policise dhe prokurorise. Riza Shehu eshte nje nder deshmitaret qe Prokuroria e Krimeve te Renda e ka konsideruar shume te rendesishem. Dje ne nje njoftim te derguar ne gjykate, policia sqaronte se deshmitari Shehu ndodhet ne SHBA prej 10 vitesh. Por, pergjigja e sjelle nga ana e policise ka sjelle reagimin e perfaqesuesit te akuzes. "Mund te them se eshte qesharake nga ana e policise. Deshmitari Riza Shehu nuk ndodhet jashte, por ne vendin tone. Ne kemi bere verifikimet tona dhe rezulton se ky shtetas eshte larguar nga Shqiperia ne 7 maj te vitit 2008 dhe eshte rikthyer serish ne 28 gusht te vitit 2008 dhe prej kesaj date nuk rezulton te jete larguar nga asnje pike kufitare. Ky eshte nje deshmitar kyc.", ka sqaruar dje prokurori Xhevat Hana. Prokurori i dorezoi gjykates dy akte, ne baze te te cilave faktonte te gjitha verifikimet qe organi i akuzes kishte kryer ne lidhje me deshmitarin e tyre, mbi hyrje-daljet jashte kufijve. Prokuroria i kerkoi gjykates qe te lajmerohej edhe nje here deshmitari, nepermjet punonjesve te policise, nderkohe qe policia do te kryente verifikimet ne lidhje me gjetjen e nje adrese sa me te sakte te tij.

Akuzat

Te pandehurit e ketij procesi akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per veprat penale te "rrembimit te personit, kryer ne bashkepunim", tre here dhe "torturimit kryer ne bashkepunim", tre here.

Te pandehurit

Arben Sefgjini

Avni Koldashi

Ilir Kumbaro


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›