E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes romja, familjaret akuzojne mjeket

BERAT- Nje grua rome 54 vjece nga fshati Morave i rrethit te Beratit, nene e 4 femijeve, ka gjetur vdekjen e papritur ne oret e para te mengjesit te djeshem. Burime te repartit te urgjences se spitalit te Beratit, njoftuan se dje rreth ores 07.00, Mamude Myrteli, mberriti e vdekur ne spital. Trupi i saj shoqerohej nga familjaret. Ata ngarkojne me pergjegjesi per vdekjen, mjekun ku gruaja ishte vizituar nje dite me pare. Sipas mjekeve, 54-vjecarja, dyshohet per nje vdekje natyrale. Dy eksperte mjeko-ligjore kane kryer autopsine, rezultatet e se ciles do te nxjerrin ne drite edhe shkaqet e verteta te vdekjes. Familjaret qe e kane shoqeruar, deklaruan se gruaja kishte humbur ndjenjat dhe pasi eshte permendur ishte ankuar per dhimbje te forta koke. Ata menjehere jane nisur drejt spitalit te Beratit, por gjate rruges ajo ka nderruar jete. Ilmiu, bashkeshorti i 54- vjecares dhe vellai i tij, Laveri akuzojne mjeket se nuk i dhane ndihmen e duhur gruas, kur ajo eshte paraqitur ne spital per ndihme mjekesore. Sipas tyre, 54-vjecarja prej ditesh kishte dhimbje koke dhe temperature te larte. Ne repartin e pranimit, ku kishte bere edhe viziten, gruas i ishte dhene nje rekomandim per t'u vizituar tek mjeku neurolog, Miltiadh Vevecka. Pas vizites, ajo kishte marre nje recete me ilace, qe sipas familjareve ishin kokrra per semundjen e migrenes. Sipas tyre, mbremjen e dites se hene, ajo kishte nisur te pinte ilacet e dhena nga mjeku specialist, gje te cilen e kish bere dhe mengjesin e djeshem, ku gjeti edhe vdekjen. Familjaret akuzojne mjekun per neglizhence, pasi ai i kishte dhene ilacet pa kryer asnje ekzaminim mjekesor. Ata kerkojne zbardhjen e plote te ngjarjes, per te percaktuar shkakun e vdekjes.

E. Azizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›