E Diel, 1 Nëntor 2026

Braun: Ja kush abuzoi seksualisht me femijet

Tirane- "Femijet e mij jane abuzuar seksualisht nga Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold.". Deivid Braun, disa muaj pas denimit me 20 vjet burg per abuzime seksuale me te mitur, eshte thirrur dje per te dhene shpjegime ne procesin gjyqesor ne ngarkim te dy kolegeve te tij. I shoqeruar nga efektivat e policise se burgjeve, Braun nuk ka nguruar t'i akuzoje ata per te gjitha abuzimet qe kane kryer me te miturit, si dhe ka treguar veprimet qe ai vete kishte kryer, sapo ishte vene ne dijeni. "Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu jane larguar nga qendra, kur une jam vene ne dijeni se njeri nga femijet kishte nisur te ngacmonte me te vegjlit. Eduart R., 11 vjec, e kam marre ne dhomen time dhe e kam mbajtur afer. Vetem pak dite me vone, kam marre dijeni se shume prej femijeve ishin abuzuar ne qender pas nje kallezimi te bere nga Xhakova Padiken. Menjehere kam shkuar tek mjeku i klinikes ABC, Gay Elsheman, i cili ka kryer vizitat e 6 prej femijeve. Te gjithe femijet kane dale te abuzuar seksualisht. I kam marre te gjithe dhe i kam pyetur ne lidhje me ngjarjen dhe ata me kane treguar se cfare ka ndodhur. Te gjitha keto i kam deklaruar edhe me pare ne procesin tim", mesohet te kete deklaruar dje gjate procesit gjyqesor te zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, Deivid Bruan. Po ashtu, ai i ka bere te ditur trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, se gjate procesit te tij, kishin deklaruar edhe femije te cilet kane jetuar ne qender, ku kane treguar abuzimet e kryera. Mesohet se i denuari me 20 vjet burgim, ka sjelle ne vemendje rastin e Flamur Kovacit, i cili gjate seances gjyqesore, kishte thene se Dino Kristodoulu e kishte mbajtur me force, ku e kishte puthur me force dhe i kishte futur gjuhen ne goje. "Nga femijet kam mesuar se dy te pandehurit i mbanin me force te miturit dhe pasi i zhvishnin, kryenin me ta akte te turpshme.", ka shtuar Braun. Ne fund, deshmitari ka shpjeguar se Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu kane abuzuar me femijet, pasi ata qe largohen dhe fshihen, jane abuzues. Ne seancen e radhes, pritet qe te deshmojne edhe deshmitare te tjere te mitur, te cilet mendohet se jane abuzuar nga dy te pandehurit.

Vendimi

Deivid Braun u denua nga Gjykata e Tiranes me 20 vjet burgim per vepren penale te "kryerjes se marredhenieve homoseksuale me te mitur". Sipas vendimit te dhene nga gjyqtari Gerd Hoxha, Braun pas vuajtjes se denimit ne nje burg te sigurise se larte, duhet te debohet nga vendi yne.

Femijet

Ne procesin gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve Dino Kritodoulu dhe Robin Arnold, kane deshmuar shume femije te mitur, te cilet kane treguar me detaje menyren sesi jane abuzuar per disa kohe me radhe nga te pandehurit.

Prokuroria

Ne dosjen hetimore te Prokurorise se Tiranes shpjegohet se dy te pandehurit kane perdorur mjete duke nisur qe nga carcafet dhe lareset e cimentove, te cila ua kane vene ne goje femijeve, per te mos bertitur gjate momentit qe i abuzonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›