Shkon per t'u lare ne lum, mbytet 7-vjecari
BERAT-Nje ngjarje e rende ka ndodhur mesditen e djeshme ne qytezen e Ures Vajgurore. Nje femije 7-vjecar ka humbur jeten, duke u lare ne ujerat e lumit Osum. Alarmi eshte dhene nga shoket e vogelushit, te cilet kane njoftuar kalimtaret e rastit per rembimin nga rrjedha e lumit te shokut te tyre. Menjehere drejt vendit qe ata kane qene duke u lare, kane shkuar banore te lagjes, per te bere te mundur nxjerrjen ne kohe te trupit te vogelushit. Nje prej banoreve ka lajmeruar edhe policine. Sipas burimeve nga vendngjarja, jane dashur rreth 40 minuta, per te nxjerre nga ujrat trupin e 7-vjecarit, i cili fatkeqesisht me gjithe perpjekjet, kishte nderruar jete. Shoket e vogelushit kane treguar se 7-vjecari ishte larguar shume nga vendi ku ata po laheshin dhe rrjedha e forte e lumit e kishte marre ate me vete. Vogelushi K.N, ishte banor i lagjes "Guri i Bardhe" i qytezes se Ures Vajgurore, e cila pershkohet mes permes nga rrjedha e lumit Osum. Kjo eshte viktima e dyte e mbytur ne lumin Osum, gjate ketij sezoni veror.
E.A
E.A