E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarresit ne Gjykaten e Larte na lironi pasurine

Kerkesa Mariglen Kuqi dhe Oltion Sadikaj fituan nga pengu grek 1.6 milione euro te cilat i investuan ne Shqiperi

Dy te akuzuar per pengmarrje ne Greqi te cileve u jane sekuestruar disa prona ne vendin tone i jane drejtuar Gjykates se Larte qe tu liroje pasurine. Kerkesa eshte depozituar disa dite me pare dhe pritet qe te zhvillohet gjyqi. Mariglen Kuqi dhe Oltion Sadikaj akuzohen se bashke me gjashte persona te tjere rrembyen nje grua te moshuar ne Selanik. Gruaja e moshuar u la e lire nga rrembyesit pasi miku i saj 76-vjecar pagoi nje shume prej 1.8 milione eurosh. Prokuroria kerkoi bllokimin e pasurive ne kuader te Antimafias kerkese te cilen gjykata e pranoi. Te pandehurit te akuzuar ne Shqiperi per pastrim parash e kane apeluar kete vendim i cili eshte lene ne fuqi. Tashme te gjitha shpresat per lirimin e ketyre pasurive jane ne doren e Gjykates se Larte. Mariglen Kuqit nga Lushnja iu sekuestruan dy apartamente me vlere rreth 208 mije euro dhe nje llogari bankare me vlere rreth 301 mije leke te reja. Elbasanlliut Oltion Sadikajt gjykata i sekuestroi vetem nje llogari bankare me vlere 30 mije euro. Sipas hetimeve te ardhura nga Prokuroria e Athines dhe akteve te procedimit penal rezulton se Mariglen Kuqi ne kerkim Oltjon Sadikaj i arrestuar ne Greqi akuzohen se ne bashkepunim me gjashte te tjere me 19 qershor 2009 e rrembyen ne hyrje te baneses se saj ne lsquoPalio Faliro Krono 1921 74-vjecaren Evanthia Farnkogjeorgji. Pas rrembimit autoret i kerkuan mikut te saj 76-vjecarit Ari-Anastasi Theodhoridhi 1.8 milione euro e paguar me 26 qershor 2009 kur dhe eshte liruar gruaja thuhet ne vendim. Sipas ketij te fundit rezulton se Kuqi dhe Sadikaj te nesermen e lirimit te pengut hyne ne territorin shqiptar e konfirmuar kjo nepermjet sistemit TIMS ne kufi. Nga hetimet per Mariglen Kuqin dhe pjesetareve te ngushte te familjes se tij rezultoi se ata disponojne dy apartamente dhe nje llogari bankare te krijuar pas dates 26 qershor 2009 dite kur eshte liruar pengu. Menjehere pas dorezimit te pengut mesohet se Kuqi ka hyre ne Shqiperi ndersa babai dhe bashkeshortja e tij pak kohe me vone duke realizuar blerjen e dy apartamenteve ne Tirane dhe Golem te Kavajes. I ati i te shpallurit ne kerkim shtetasi me inicialet N.K. me date 6 korrik 2009 ka blere nje apartament ne Golem te Kavajes me siperfaqe 108.9 metra katrore me vlere 70 mije euro. Pasuria eshte bllokuar ndersa tashme vendimi perfundimtar pritet ti takoje Gjykates Supreme e cila mund te vendose qe keto pasuri ti kalojne shtetit ne baze te ligjit Antimafie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›