Lutaj Meta me i pasur se nje biznesmen
Partia Socialiste vazhdon te perqendroje vemendjen e akuzave te saj drejt ish-aleatit te tyre Ilir Metes. Dje deputeti i PS-se Pirro Lutaj beri me dije se kreu i LSI-se duhet te jape shpjegime per pasurine e tij i akuzuar nga selia roze nje dite me pare nga deputeti Saimir Tahiri. Meta hesht dhe ka frike ti pergjigjet pyetjes se thjeshte se si eshte e mundur qe permes politikes te pasurohesh me shume se permes biznesit. Perse Ilir Meta hesht dhe cfare ka per te thene per shtepine ne bllok mu ne zemer te Tiranes apo per vilen ne Gjirin e Lalzit ku edhe ullinjte qe ka mbjelle ne kopshtin e tij i ka transportuar me helikopter u shpreh deputeti Lutaj. Partia Socialiste ka denuar heshtjen e zevendeskryeministrit Ilir Meta per sqarimin qe selia roze ka kerkuar per pasurine e tij. Partia Socialiste tha se ndryshe nga sjellja politike e deritanishme e tij qe sipas deputetit Pirro Lutaj ka qene perhere i zellshem per te mbrojtur mazhorancen e Kryeministrit Berisha ne rastin qe i kerkohet sqarim per menyren sesi eshte pasuruar Meta ai hesht. Ndonese kemi pare gjate vitit te fundit se Ilir Meta ka qene teper i zellshem per te sulmuar opoziten duke i sherbyer ne menyre mjerane Sali Berishes qe nga dita e djeshme Ilir Meta hesht dhe ka frike ti pergjigjet nje pyetjeje shume te thjeshte Si eshte e mundur qe permes politikes te pasurohesh me shume se permes biznesit Si ka mundesi qe politikane si Ilir Meta te jene sot nder njerezit me te pasur ne Shqiperi u shpreh Lutaj.