E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarrja ne Vlore per borxhin 2500 euro

VLORE- Per shkak te nje borxhi prej 2500 euro te trasheguar qe ne Greqi Aldi Rexhaj ka mare peng shokun e tij Gazmendin duke e izoluar ate ne nje fshat te qytetit te Vlores. Fillimisht ai e ka ftuar per te ngrene nje dreke ne kete qytet ku autori dhe i demtuari kane udhetuar se bashku nga Durresi ne drejtim te Vlores. Sapo kane mberitur ne kete qytet Aldi Rexhaj i ka komunikuar se do e mbante peng per shkak te borxhit prej 2500 euro qe Gazi i ka pasur qe ne kohen kur ata ishin emigrante ne Greqi. Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda pengamarja eshte kryer dhe me ndihmen e dy personave te tjere Artan Rexhaj dhe Aranit Bojko te cilet mbanin ne survejim te demtuarin nga Durresi me qellim qe ai te mos i largohej nga vendi ku e kishin strehuar. Momentalisht tre autoret e kesaj pengmarje kane rene ne prangat e policise duke pranuar dhe autoresine e krimit te rende. Nga hetimet e kryera eshte arritur te provohet se per te mare shumen e kerkuar prej 2500 euro tre personat e lartpermendur i kane kerkuar pengut te tyre me emrin Gazi se duhet te telefononte vllezerit e tij ne Durres per te derguar ne Vlore tek zona e Ujit te Ftohte shumen e parave te kerkuar. Pas kesaj telefonate te kryer ne oret e vona te nates te nesermen ne mengjes dy vllezerit e Gazit kane udhetuar drejt Vlores. Pikerisht ne kete qytet kane njoftuar per ngjarjen dhe policine ku kjo e fundit ka urdheruar qe ndalimi i pengmaresve te behet nepermjet metodes se dorezimit te kontrolluar. Gjate momentit te dorezimit te lekeve ne nje nga lokalet ne Vlore eshte kryer dhe arrestimi i dy shtetasve Artan Rexhaj dhe Araniti Bojko. Nderkohe qe arrestimi i autorit kryesor eshte bere gjate kthimit te tij nga Saranda per ne Vlore. Pas ndalimit te tre personave dhe lirimit te pengut policia ka mare ne pyetje autoret e krimit te cilet kane pranuar autoresine e krimit duke shtuar se pengu i kishte nje borxh prej 2500 euro.Ne pamundesi per tia mare kete shume ata kane vendosur ta mbajne peng me qellim dhenien e shumes financiare. Nderkohe qe gjate marjes ne pyetje pengmaresi ka pohuar se nuk i ka asnje borxh financiar autoreve.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›