Kontrabanda e naftes 12 te akuzuar gjykim te shkurtuar
TIRANE- Ne seancen e dyte ne ngarkim te 16 te akuzuarve per skandalin e naftes virgin shumica e te pandehurve i kerkuan gjykates gjykim te shkurtuar duke e pranuar akuzen e prokurorise. Gjykimin e shkurtuar e kerkuan te gjithe shoferet e akuzuar per moskallzim krimi te cilet ishin gjithashtu te pranishem ne salle. Nderkohe avokati i biznesmenit Iliaz Fisheku nen akuze per pastrim te produkteve te vepres penale kerkoi jo vetem gjykim te shkurtuar por edhe vecim te dosjes nga pjesa tjeter. Po keshtu edhe ish-punonjesi i Anti-kotrabandes Arjan Daci kerkoi gjykim te shkurtuar dhe vecim te dosjes. I pandehuri Dashamir Kasaj nepermjet avokatit te tij Gezim Veleshnja kerkoi vetem vecim te dosjes. Prokuroria kerkoi kohe te njihej me materialet dhe te jape mendimin per kerkesen e te pandehurve. Tashme mbeten pa shprehur kerkesat paraprake kater te pandehur mes te cileve edhe Hajri Elezaj i akuzuar per mashtrim me pasoja te renda dhe qe me sa duket do te gjykohet me perfaqesimin e avokateve pasi vete ai rezulton te jete i arratisur. Ne kerkesen per gjykim prokuroria pretendon se nje sasi prej mijera tone nafte bruto nuk eshte eksportuar jashte vendit sic thuhet ne dokumente por eshte shitur ne Shqiperi e perzier me naften e importit. ne foto Hajri Elezaj
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com