E Diel, 1 Nëntor 2026

MF: Te ardhurat e buxhetit, po vijne gjithmone ne rritje Eglantina Nasi

Trendi i te ardhurave buxhetore po shfaqet gjithmone e ne rritje gjate ketij fillim-viti. Kjo dukuri shfaqet edhe gjate muajit shkurt, njesoj si gjate muajit janar, kur niveli i te ardhurave te siguruara sivjet, ka qene me i larte sesa ai i te njejtit muaj pararendes, nje vit me pare. Konkretisht, te dhenat me te fundit te publikuara nga ministria e Financave mbi treguesit fiskale per muajin shkurt 2013, flasin per nje total te ardhurash prej 49.664 milione lekesh te akumuluara ne arken e buxhetit te shtetit. Shifer kjo, e cila ne shkurtin 2012 ka rezultuar ne nivelin prej 49.293 milione lekesh. Duke folur qarte per nje rritje te ketij treguesi. Ne total, ekspertet e financave bejne me dije, se plani buxhetor per muajin e dyte te ketij viti eshte realizuar ne masen prej 13.77% te totalit. Shifer kjo ne fakt, gati e njejte me ate te vitit te kaluar (13.86%). Por qe shpjegohet ne fakt me raportin e ri qe kane te ardhurat e realizuara kete vit, me nje total me te larte te perllogaritur rreth tyre ne kuader vjetor. Qe do te thote ne terma praktike, se per vitin 2013, ekspertet kane programuar nje nivel me te larte te ardhurash per t’u realizuar ne buxhetin e shtetit, konkretisht prej 360.661 milione lekesh. Kur nje vit me pare, ky program ka qene per vetem 355.759 milione leke. Dhe per kete arsye, realizimi te ardhurave edhe pse eshte me i larte gjate muajve te ketij viti, perqindja e tij ndaj totalit del me e ulet se ajo e nje viti me pare, edhe pse me me shume para’ te arketuara ne buxhetin e shtetit. Gje e cila ne fakt, mund te thuhet edhe per nivelin e realizimit te shpenzimeve me parate e ketij buxheti. Pasi edhe pse ato rezultojne paksa me te larta se nje vit me pare, duhet patur parasysh, se edhe parashikimi vjetor i realizimit te tyre eshte me i larte. Konkretisht, te dhenat e ministrise se Financave tregojne se gjate muajit shkurt 2013, jane shpenzuar 57.081 milione leke. Ndersa vjet, kjo shifer ishte ne nivelin e 56.282 milione te tilla. Pra, te peraferta mes tyre, nese kujtojme se niveli total i shpenzimeve te parashikuara per secilin vit eshte i ndryshem, perkatesisht 409.594 milione leke per vitin 2013 dhe 396.922 milione te tilla per vitin e kaluar, 2012.

Edhe ne janar, ne buxhet u arketuan me shume para’

Buxhetit iu shtuan me shume para’ edhe gjate muajit janar te ketij viti, krahasuar me janarin e vitit pararendes, 2012. Keshtu sipas te dhenave te Financave, totali i te ardhurave te siguruara gjate janarit 2013 rezultoi ne masen prej 7.68% kundrejt planit vjetor te parashikuar rreth tyre. Kurse per janarin 2012, ky tregues ka rezultuar ne nje kuote me te ulet, deri ne 7.19% te te ardhurave buxhetore te parashikuara ne rang vjetor. Ne vlera monetare, keta tregues jane respektivisht 27.684 milione leke te ardhura per janarin 2013 dhe vetem 25.574 milione leke per janarin 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›