“The Guardian”: Eshte koha per te provuar bregdetin shqiptar Eglantina Nasi
Eshte koha per te provuar bregdetin shqiptar. Ky eshte mesazhi qe percjell media e njohur britanike “The Guardian” permes nje artikulli te posacem te saj, ku i rendit plazhet shqiptare nder te paret mes 20 plazheve me te bukura per te kaluar pushimet gjate vitit 2013. “Mjaft me Hvarin e Kroacise apo Brindizin e Italise. Provoni Shqiperine”, citon artikulli ne fjale. Duke shtuar me tej, faktin se me nje vije bregdetare mbi 300 kilometra, plazhet tona lene pas destinacione mjaft te famshme te turizmit evropian. Dhe se mund te jene Kroacia e ardhshme, permes destinacioneve fantastike qe ato paraqesin. Konkretisht, “The Guardian” i rendit plazhet shqiptare, para ishujve Kanarje, plazheve te Venecias, Pulias e Sicilise ne Itali, si edhe para atyre ne bregdetin e Antalias, Krofuzit etj. Ndersa ne shpjegimin e detajuar per Shqiperine qe shoqeron artikullin e lartpermendur, prestigjiozja britanike, citon se klima e saj e kendshme mesdhetare, plazhet me diell dhe natyra e bukur qe karakterizojne ne teresi bregdetin shqiptar, ju ofrojne mundesite me te mira per t'u clodhur te gjithe pushuesve qe e perzgjedhin ate si destinacionin turistik te ketij viti. Duke permendur edhe faktin se jane ne teresi, 24 zona bregdetare te cilat jane zgjedhur per zhvillimin e turizmit, ku brenda tyre perfshihen hotele, marina apo edhe fshatra turistike. “Nje nga pasurite me te medha te Shqiperise eshte bregdeti i saj, ujerat dhe plazhet, te cilat rezultojne shume te paster krahasuar me normat Mesdheut”, citohet me tej. Duke detajuar me tej se bregdeti Adriatik, me nje gjatesi totale prej 273 kilometrash, ku pjesa me e madhe e tij eshte me pyje pishe, ka plazhe te gjata me rere, deri ne 5 kilometra. Ndersa bregdeti jugor jonian, citohet te jete 154 kilometra i gjate, me plazhe te bukura me rere te bardhe. Ku agrumet dhe ulliri dominojne peisazhin, duke i dhene atij nje bukuri klasike mesdhetare. Por permenden gjithashtu edhe lagunat e pranishme gjate bregdetit, me e rendesishmja ajo e Karavastase, si edhe e Butrintit ne jug. Ndersa duke folur konkretisht per plazhet shqiptare, listohen emrat e tyre si ai i Spillese, i Lalzit, i Shengjinit, i Sarandes, i Borshit, Dhermiut etj. Duke dhene per secilin te gjitha karakteristikat e vecanta, te cilat i bejne te jene nder destinacionet e denja per te kaluar pushimet e kesaj vere. Per ta permbyllur me faktin se “Shqiperia eshte e pasur edhe me liqene te medha e te vogla”, si nje menyre tjeter ideale per te kaluar pushime ne brigjet e tyre, e cila duhet te merret gjithashtu ne konsiderate.