E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i diktatorit, festa në Tiranë

Sot mbushen plot 100 vjet nga lindja e Enver Hoxhës. Ashtu siç ishte parashikuar, të afërm, miq, shokë e shoqe do të ishin pranë bashkëshortes, fëmijëve dhe pasardhësve të ish-udhëheqësit.

Jo vetëm nga Tirana, por dhe nga qytete të tjera të vendit. Vizitorët që kanë mbërritur këto ditë në Tiranë për të takuar familjen Hoxha kanë qenë nga Kosova dhe gjithë bota.

100-vjetori i lindjes së Enver Hoxhës ka nisur të festohet tri ditë më parë, që kur në familjet e fëmijëve të tij kanë pritur vizita, në mënyrë të veçantë në shtëpinë e bashkëshortes, Nexhmije Hoxha.

Bashkë me vizitorët, miqtë nga vendi dhe bota, është kujtuar vepra dhe kontributi i lënë pas prej udhëheqësit, si dhe libri i ri me 500 faqe, “Një jetë për kombin”, i shkruar nga djali i tij, Ilir Hoxha.

Veç vizitorëve shqiptarë dhe miqve, në shtëpinë e Hoxhës kanë qenë dje përfaqësues të Partive Komuniste nga e gjithë bota. Për të falënderuar këta shokë nga Brazili, Spanja, Greqia, Franca, Italia, familja Hoxha ka organizuar dje një darkë.

Sot, vizita të tjera do të priten në shtëpinë e bashkëshortes, më pas në orën 10:00 të afërmit do të ndodhen në Varrezat e Dëshmorëve.

Nuk do të ketë organizime apo aktivitete të mëdha. Të afërmit dhe njerëzit më të ngushtë të rrethit të familjes do të mblidhen në një drekë në shtëpi.

Sakaq, familjarët, njerëzit më të ngushtë, kanë shoqëruar dje bashkëshorten Hoxha gjatë vizitave që ajo ka pritur tri ditë rresht. Një aktivitet është organizuar dje nga Partia Komuniste. Familjarët nuk janë shkëputur nga shtëpia, por kanë vazhduar të presin vizita.

Nipi i tij, Dritan Kolaneci, ka qenë përfaqësuesi i familjes që ka përshëndetur këtë aktivitet. Fjalimi i tij i ka emocionuar të ftuarit, përfaqësuesit e Partisë Komuniste. Ndërkaq, për ta bërë 100-vjetorin një ditë të paharrueshme dhe me të veçanta është menduar për një detaj me vlerë dhe të dobishëm, në mënyrë të veçantë për lexuesin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›