E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Çmimet e biletave, Bashkia: Nuk do të ketë asnjë rritje arbitrare dhe të njëanshme

Tiranë- Çmimet e biletave të linjave urbane në kryeqytet nuk do të rritën në mënyrë arbitrare dhe të njëanshme. Kështu ka deklaruar bashkia e kryeqytetit pas lajmit që linja e “Tiranës së Re” kishte afishuar lajmërimin në autobuzët e saj se çmimi i biletës së trasportit urban do të rritej me 20 lekë duke filluar që prej datës 1 shkurt 2012.

Përmes një deklarate për shtyp bashkia më e madhe në vend ka hedhur poshtë iniciativa të tilla të njëanshme duke shtuar se nuk ka dhe s’do të ketë rritje të çmimit të biletave në kundërshtim me ligjin.

“Bashkia e Tiranës bën me dije se për linjat urbane të qytetit të Tiranës, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës në mënyrë arbitrare. Asnjë operator që operon në linjat urbane të qytetit të Tiranës nuk mund të ndryshojë çmimin e biletës në mënyrë të njëanshme.”- shprehet zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Ndërkaq bashkia paralajmëron se do të penalizojë të gjithë ato operatorë që ndërmarin verpime arbitrare dhe në shkelje me ligjin.

“Çdo vendim i tillë do të çojë në marrjen e masave penalizuese deri në anullimin e kontratës së operatorit.”- vijon deklarata e zonjës Bisha.

Linjat urane ditë më parë kanë kërkuar një rritje të çmimit për biletat e autobuzëve pasi sipas tyre kostot e transportit janë rritur, duke kërkuar që çmimi i biletës të bëhej 70 lekë. Por diçka e tillë është kundërshtuar nga qytetarët si dhe nga vetë Bashkia.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bashkia Tiranë: Pas ankesave të qytetarëve, ndjekje penale për sekserët Tiranë- Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga...
  2. Protestë në Tiranë/ Shfryjnë taksistët: Bashkia na ka braktisur Tiranë Dhjetra taksistë kanë protestuar paraditen e sotme para Bashkisë...
  3. Tiranë- Rritja e çmimeve, Bashkia: Do publikohen subjektet abuzues Tiranë- Emrat e të gjithë subjekteve që rrisin çmimet, me...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›