Peniani njofton përgatitje të reja për hedhjen e raketës
PENIAN - Zyrtarët koreanoveriorë thanë se kanë filluar hedhjen e karburantit në një raketë që do të niset në hapësirë, duke ngritur shqetësimet për përshkallëzimin e krizës me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara.
Komandanti i qendrës së nisjes njoftoi një grup gazetarësh ndërkombëtar për procesin. Gazetarët që vizituan qendrën ishin në gjendje të shihnin aktivitetin përmes videos e cila transmetonte drejtpërdrejt veprimet në qendër.
Nisja e planifikuar ka zemëruar shumë vende fqinje të Veriut, të cilat e shohin këtë veprim si një komplot për të testuar një raketë balistike që më pas mund të përdoret për mbushje bërthamore.
(er.nu/voa/BalkanWeb)