Shkarkimi, ish-kryeprokurori i Beratit padit Ina Ramën
TIRANË –Ish-kryeprokurori i Beratit, Xhemal Saliaj, në një deklaratë për mediat akuzoi sot Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama për veprime te kundraligjshme.
Duke e cilësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij, një ditë me parë, Saliaj deklaroi se atij i është shkelur e drejta për t'u dëgjuar në lidhje me këtë vendim.
Saliaj bëri të ditur se ka depozituar në gjykatë një padi civile kundër kryeprokurores Ina Rama.
Një ditë më parë, kryeprokurorja Ina Rama shkarkoi prokurorin e Beratit, Xhemal Saliajn me motivacionin për keqadministrim të dokumentacionit dhe mos ushtrim të funksioneve drejtuese. Në vendin e tij u komandua prokurori Ardian Ylli.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkarkohet drejtuesi i prokurorisë Berat, ndryshon i Gjirokastrës