E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Rusia i ka kapërcyer pasojat e krizës ekonomike të vitit 2008

MOSKË- Rusia që prej fillimit të vitit i ka kapërcyer pasojat e krizës ekonomike 2008-2009, deklaroi sot kryeministri rus, Vladimir Putin në kuadër të paraqitjes së raportit të tij vjetor para DUMA-s (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus).

"Në fillim të vitit 2012, ashtu si e kishim parashikuar, Prodhimi i Brendshëm Bruto rus e tejkaloi nivelin para krizës. Kjo nënkupton se ekonomia jonë i ka kapërcyer plotësisht pasojat e rënies ekonomike të viteve 2008-2009 dhe madje dhe të vitit 2010'', theksoi Putin.

Putin, i cili do të marrë funksionet e tij të presidentit më 7 maj, theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte vendosur në vitin 2011 në 41 421 miliardë rubla, kundër 41 277 miliardë në vitin 2008 (një rubël = 0,02557 euro).

Rusia u godit nga kriza ekonomike e viit 2008 dhe regjistroi në vitin 2009 një rënie me tetë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për vitin 2012, autoritetet ruse parashikojnë një ngadalësim ekonomik dhe parashikojnë një rritje me 3,4 për qind të PBB-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›