E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, eurodeputeti Posselt: 5 vendet e BE të njohin Kosovën

TIRANE-Gjatë punimeve në Konferencën me temë “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, që u mbajt sot në Bruksel, Eurodeputeti Bernd Posselt MEP, duke u ndalur te integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se është shumë e rëndësishme që 5 vendet e mbetura të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për të ardhmen e BE-së. Duhet të punohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh eurodeputeti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›