E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet pas 4 vitesh vrasja e 18-vjeçarit, autorë vëllai dhe xhaxhai i tij

LUSHNJE - Policia e Lushnjes ka zbardhur pas 4 vitesh vrasjen makabre të 18-vjeçarit Taulant Hamzai dhe vuri në pranga dy persona, të cilët rezultojnë të jenë autorët e krimit.

Hetuesit zbuluan se krimi i ndodhur në 7 gusht të 2008-ës, në fshatin Grabian të Lushnjës, kishte autor të afërmit e viktimës, konkretisht vëllain dhe xhaxhain e tij, Zabit dhe Myslym Hamzai, përkatësisht 59 dhe 32 vjeç.

Sipas policisë së Lushnjes, të arrestuarit akuzohen se kanë vrarë me mjete të forta 18-vjeçarin Taulant Hamzai dhe më pas kanë djegur trupin e tij. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Kthesa e Grabianit”, duke zbardhur kështu krimin e rëndë që 4 vite më parë tronditi opinionin publik.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›