E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensilvani, vret 3 persona në një takim publik, plagoset agresori

PENSILVANI-Tre persona janë vrarë gjatë një takimi publik në Pensilvani të SHBA.

Ngjarja ndodhi në bashkinë e qytezës Ross ku të plagosur mbetën dhe tre persona të tjerë. Tragjedia mund të kishte pasur përmasa edhe më të rënda nëse një zyrtar i bashkisë nuk do t'i rrëmbente armën agresorit dhe do ta qëllonte me armën e tij.

Para plagosjes agresori është transportuar në spital për t’ju dorëzuar më pas forcave të policisë.

Ngjarja e ndodhur në mbledhjen e përmuajshme në qytezën Ross ka tronditur opinionin publik ndërsa policia ka nisur hetimet. Sipas hetimeve të para agresori pasi ka qëlluar me armën e tij në sallën ku zhvillohej mbledhja duke vrarë 3 persona ka dalë jashtë dhe ka marrë një tjetër armë në makinën e tij. Pasi është rikthyer serish ai është bllokuar nga një zyrtar lokal, i cili i ka rrëmbyer armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij akti kriminal që shkaktoi vdekjen e tre personave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›