“Pensionet Suplemetare të ish-ushtarakëve, të gjitha ndryshimet e paraqitura në Qeveri”
Flet major Jaho Voshtina
Fatura financiare shkaku i sajuar për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar ligjin në shkelje të parimeve kushtetuese
Ju i përkisni asaj kategorie të grupit social të ushtarakëve që kanë shërbyer me dhjetëra vjet në FA dhe sot ndodhen në rezervë, lirim e pension. Si të tillë jeni edhe përjetuesit real të së drejtës së trajtimit me sigurime shoqërore suplementar nga statusi i ushtarakut, ligji përkatës i këtij trajtimi dhe vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese nga njëra anë si dhe qëndrimit dhe veprimit për ti kundërshtuar e moszbatuar ato nga institucionet e shtetit nga ana tjetër, të cilat kanë çuar në protesta këtë kategori ushtarakësh që nga fundviti 2005 e deri në këtë fillim të vitit 2008.
Një nga çështjet që ka gjetur kundërshtimin e palëve, është mohimi ose kufizimi i pensionit në rast punësimi të ushtarakut. ǒmund të na thuash lidhur me këtë?
Në këtë çast që po bashkëbisedojmë vazhdon të aplikohet ndërprerja e përfitimit të pensionit ose largimi nga puna e ushtarakëve në rezervë, lirim që përfitojnë pension të parakohshëm. Kjo është një shkelje e hapur e të së drejtës kushtetuese, asaj të lirisë së punës dhe të së drejtës së fituar, por edhe një shkelje e statusit të ushtarakut dhe ligjit të sigurimit shoqëror suplementar në fuqi. Për të cilën ushtarakët duhet të bëjnë kallëzim në gjykatë. Edhe kufizimi që parashikohet në ndryshimet e përgatitura, ndonëse eviton mohimin e plotë të të drejtës së punësimit, përbënë shkelje kushtetuese dhe ligjore.
Shteti nuk ka të drejtë tu mohojë apo kufizojë të drejtën elementare atë të punësimit, kur kanë ndërprerë karrierën ushtarakë, tu ndalohet të pasurohen. Ata gëzojnë të drejtat si qytetar të lirë të shoqërisë e të shtetit. Pensioni i parakohshëm nuk është një dhuratë e bamirësi, por e drejtë që buron e i përket ushtarakut për shkak të privacioneve, vështirësive, rreziqeve që bart shërbimi ushtarak dhe efekteve negative që luajnë ato në jetëgjatësi, si dhe për mohim të ushtrimit të profesionit që në moshë të re, pa plotësuar kushtet për pension pleqërie. Për fat të keq këto po riinjorohen dhe në projekt parashikohet kufizimi i masës së pensionit në rast punësimi të
ushtarakut.
Gjithë ndryshimet e paraqitura në fund të tetorit në Qeveri dhe ato që i janë shtuar atij projekti më pas, janë kryer me një emërues të përbashkët; faturën e lartë financiare. ǒmund të na thoni për këtë?
Fatura financiare ka qenë dhe është shkaku i sajuar nga qeveria për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar ligjin në shkelje të parimeve kushtetuese. Për hir të së vërtetës këtu ka disa pasaktësi e keqdashje siç është i pasakt dhe i pavërtetë ajo që u tha në mbledhjen e qeverisë se, ushtarakët marrin një pension prej 60 000 lekë të reja. Sjell në vëmendje tuaj dhe të publikut se së pari: Fatura financiare nxirret në skenë e diskutohet për sa kohë ligji është projekt. Që kur hartohet, diskutohet e miratohet në qeveri, në komisionet parlamentare dhe në parlament, shihet se sa përcaktimet e parashtruara mbulohen me faturën financiare që zotëron shteti. Nëse është i pamundur mbulimi bëhen rregullime që garantojnë zbatimin. Në çastin që ai nga projekt kthehet në ligj, nuk ka më vend për të folur për faturë të lartë e të pamundur financiare. E vetmja e drejtë që ekziston është gjetja e lekëve dhe pagimi i përfituesve sipas përcaktimeve ligjore. Së dyti: Po tu futemi llogarive, ajo faturë që kërkohet për mbulimin e trajtimit të ushtarakëve, aktualisht duhet të jetë shumëfishë më e lartë në ISSH, nga mosdhënia e pensioneve sipas ligjit, por sipas interpretimit të gabuar që i është bërë nenit 11 të ndryshuar të ligjit të vitit 1996. ISSH nga 50% të pagës referuese për 12 e 15 vjet dhe plus 2% më shumë për çdo vit mbi 12 e 15 vjetshin u ka dhënë ushtarakëve jo më shumë se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Për shkak të kësaj vetëm për këto 4 vjetët e fundit çdo tetar 766 000 lekë, për çdo rreshter 1 854 720 lekë, për çdo kapter 4 924 080, për çdo kryekapter 8 62 848, për çdo kapiten 2 142 000, për çdo major 8 427 888, për çdo nënkolonel 15 902 208 dhe për çdo kolonelit 24 756 480 lekë. Vetiu kjo shumë e shumëzuar me rreth 1600 tetar, 1200 rreshter, 200 kapter e kryekapter dhe 3138 kapiten, 2116 major, 664 nënkolonel, 193 kolonel dhe 4 gjeneral arrin në dhjetëra miliarda lekë. Ligjërisht ky është borxh që shteti është i detyruar tua paguaj ushtarakëve, në mos sot nesër, kur vendin e pushtetit ta ketë zënë shteti. Së treti: Buxheti për përballimin e trajtimit të ushtarakëve sipas ligjit nuk ka munguar as në 2005, as në 2006, as në 2007 dhe nuk mungon as për këtë vit, por ai nuk është vënë në përdorim dhe nuk dihet ku kanë shkuar lekët e përcaktuara për këtë qëllim. Së katërti: Vetëm shuma e lekëve që grumbullohet nga 2% i pagës që derdhin si kontribut shoqëror ushtarakët aktiv për çdo vit nga 2005 deri në 2007 në masën 1 845 939 494 plus edhe 59 079 000 lekë nga punësimi i 470 të pensionuar që trajtohen me pension të parakohshëm gjithsej 1 905 018 494 lekë, ka qenë më e madhe se 1.6 miliard që duheshin e ishin caktuar për 2006 dhe 1.7 miliard për 2007. Pra, është e qartë se fatura financiare ka qenë dhe është një mashtrim për të përligjur ndërhyrjet në ligj dhe moszbatimin e ligjit.
Në mbledhjen e qeverisë ku u paraqit projekti për ndryshime në pensionet e ushtarakëve, pati një deklaratë nga zëvendësministrja e mbrojtjes se, ushtarakët marrin një pension prej 60 000 lekë. Sa është e vërtetë kjo?
Deklarimi se ushtarakët marrin një pension 60 000 lekë, jo vetëm është i pathemeltë, por qe i qëllimshëm, në mos i porositur. Këtë masë nuk e përfitojnë askush në ushtri, as gjeneralët, atë e
marrin kryekomisarët në polici. Sipas ligjit që vet kjo qeveri propozoi dhe që kuvendi e miratoi në shkurt të 2006, pensioni që marrin ushtarakët është: nënoficerët 16 480 lekë, kapitenët 20 600 lekë, majorët 24 720 lekë, nënkolonelët 32 960 lekë, kolonelët 41 400 lekë dhe gjeneralët 49 440 lekë. Aktualisht të gjithë ushtarakëve pavarësisht gradës, funksionit, vjetërsisë, vështirësisë dhe pagës marrin një pension prej 16 480 lekë. Ushtarakët në rezervë, lirim e pension në Shqipëri, janë të vetmit ushtarak në botë që për shkak të keqtrajtimit ekonomiko
financiar nga shteti të cilit i kanë shërbyer nga 15 deri në 40 vjet, shkojnë refugjatë në vende të ndryshme të botës, për të siguruar mbijetesën e tyre dhe të familjes. As gjëkundi nuk ndodh kjo, as në vendet e botës së tretë e jo më në vendet që kanë
nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me vendet e BE apo të atyre që presin ftesën e anëtarësimit në NATO.
ǒmund të na thuash për urdhrin e kryeministrit për rishikimin e ndryshimeve në ligjin e sigurimit shoqëror suplementar dhënë në mbledhjen e qeverisë në fund të tetorit 2007?
Urdhri i Kryeministrit për ripunimin e projektligjit që ju paraqit për shqyrtim e miratim Qeverisë, nuk ka të bëjë aspak me përsëritjen e shkeljeve të parimeve kushtetuese për të cilat u shfuqizuan në papajtueshmëri me Kushtetutën disa nene të ligjit të shkurtit 2006. Urdhri nuk u dha për ta sjell projektin në kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me të drejtat e fituara nga statusi i ushtarakut dhe ligji i mëparshëm. Kësaj ane ai as nuk ju fut dhe as ka ndërmend ti futet e ta kërkojë. Ripunimi u urdhërua sepse kryeministri nuk mund ta pranojë vlerësimin e figurës, dinjitetit, personalitetit të ushtarakut dhe trajtimin me sigurime shoqërore suplementare dinjitoze. Qëllimi dhe kërkesa e atij urdhri ishte dhe është ulja e mëtejshme e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi
shërbimi të ushtarakut. Këtu prej tij këmbëngulet fort. Me sa duket, për të nuk janë të rëndësishme parimet kushtetuese, detyrimet ligjore, vendimi përfundimtar i formës së prerë i Gjykatës Kushtetuese. Ato në djall vafshin kur dhe për sa kohë nuk e çojnë ujin tek mulliri i ndryshkur i tij, tek dëshira primitive për ti parë ushtarakët sa më të varfër dhe të poshtëruar në dinjitet e personalitet. Këtë quan ai edhe plotësim të standardit për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
Kush ka qenë roli i Ministrisë së Mbrojtjes për një trajtim sa më dinjitoz të ushtarakëve në zbatim të statusit të ushtarakut dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Roli i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë dhe është negativ, tepër negativ. Ajo nga avokate mbrojtëse e ushtarakëve është kthyer
në bashkautorë e bashkëfajtorë në keqtrajtimin e ushtarakë, si kur janë në shërbim aktiv edhe kur dalin në rezervë, lirim e pension. Pozita e sotme e mjeruar e dinjitet, personalitetit dhe ajo social-ekonomike e financiare, ku ushtaraku ndonëse me pozitë kushtetuese është në inferioritet të plotë jo vetëm me pjesëtarët e institucioneve të tjera kushtetuese, por edhe me pjesëtarët e institucioneve me pozitë thjeshtë administrative e publike, është refleksion i drejt për drejtë i rolit negativ që ka luajtur MM. Kjo ministri dje, por edhe sot: Ka përjashtuar SHKURSH si palë interesi në hartimin e projektligjeve dhe projektvendime. Ka përjashtuar ekspertët e Shtabit të Përgjithshëm, Shtabin e Përgjithshëm dhe vet shefin e këtij shtabi nga hartimi i akteve ligjore e nënligjore për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e ushtarakëve, me plotësimin e të drejtave të tyre përcaktuar nga
statusi i ushtarakut dhe ligji i sigurimit shoqëror suplementar. Ua ka lënë në dorë hartimin civilëve që nuk kanë bërë asnjë ditë ushtri dhe që e konsiderojnë padrejtësi trajtimin e veçantë të ushtarakëve. Ka propozuar ligje e vendime në kundërshtim me interesat e ushtarakëve, ka mbrojtur pushtetin dhe jo ushtarakët, dhe gjithë këtë e ka bërë në fshehtësi të plotë të Shtabit të Përgjithshëm e shefit të tij, si dhe të ushtarakëve të shërbimit aktiv dhe SHKURSH e ushtarakëve në rezervë, lirim e pension.
Këto kohët e fundit në ndryshim nga rekomandimi i Gjykatës Kushtetuese, nga përfaqësues të pushtetit sipas medias së shkruar bëhet fjalë për ndryshim të nenit 35 të statusit të ushtarakut. Pse një shmangie dhe një ndërhyrje e tillë?
Kjo pothuajse është bërë dominante dhe për këtë po punohet fshehurazi e nën rrogoz sikundër është bërë praktikë tashme në hartimin e ligjeve apo ndryshimeve ligjore. Në pamundësi të arritjes së qëllimit antikushtetues e antiligjor, me ligjin e shkurtit 2006 dhe të ndryshimeve që paraqiste projektligji që ju
paraqit qeverisë në tetor të 2007, këtë radhe i është gjetur vega tek ndërhyrja në statusin e ushtarakut dhe konkretisht në nenin 35 të tij. Ky nen ka skemën e trajtimit me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Ndërhyrja mund të bëhet, por ajo ndërhyrje
nuk ka e nuk mund të ketë dot fuqi prapavepruese. Atij ndryshimi dhe asaj skeme do ti nënshtrohen ushtarakët që do dalin në rezervë, lirim e pension pas hyrjes në fuqi të atij amendamenti.
Fuqia prapavepruese e ligjit, sikundër vë në dukje edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj për ndryshimet në ligjin e sigurimit shoqëror suplementar, zbatohet në rastet përjashtimore, sepse në të kundërt mund të krijohen situata me pasoja të parashikuara. Teoria e së drejtës pranon se fuqi prapavepruese
zbatohet si përjashtim: Në ligjet penale favorizuese, në ligjet që ndërhyjnë për të rregulluar me ligj situata të paligjshme të krijuara më parë, në ligje që interpretojnë anët e errëta ose të
paqarta të një ligji të mëparshëm, në ndonjë rast tjetër ku paraqitet domosdoshmëria për të shmangur pasoja të rënda negative ose të pandreqshme. Ndryshimet që parashikohen nga ndryshimi i skemës së përcaktuar nga neni 35 i statusit të ushtarakut dhe 49
i tij, duke e kthyer të drejtën e përfitimit të pensionit nga 12 vjet në 18 vjet për femrat dhe nga 15 vjet në 20 vjet për meshkujt, si dhe ndryshimet në ligjin e sigurimit shoqëror suplementar nuk synojë këto që përcakton teoria e së drejtës. Përkundrazi ato jo vetëm nuk rregullojnë situata të paligjshme të krijuara nga moszbatimi i ligjit; nuk u japin zgjidhje anëve të errëta që krijohen nga shfuqizimet në papajtueshmëri me Kushtetutën të ligjit 9481, datë 16.02.2006 dhe as me shmangien e pasojave të rënda e negative që janë krijuar nga keqzbatimi i skemës së pensionit të parakohshëm të ligjit të korrikut 1999,
nga moszbatimi i statusit të ushtarakut dhe i ligjit 9418, datë 20.05.2005, por thellojnë më tej kaosin dhe krijojnë një situatë më të rëndë se ajo që sundon deri më sot. Për këtë shkak do rritet borxhi i pashlyer i shtetit ndaj ushtarakëve. Shteti ose do detyrohet ti nënshtrohet rreth 20 mijë gjyqeve, ose të shmang këtë dhe të shlyej sa më shpejt borxhin. Për një gjë duhet qenë i qartë. Ushtarakët nuk kanë pse të tolerojnë e nuk do tolerojnë papërgjegjshmërinë e organeve të pushtetit. Ata çdo ditë e më shumë po u drejtohen gjykatave për të përfituar atë që u ka garantuar ligji.
Meqë jemi tek zgjidhja e çështjes së të drejtës së pensionit nëpërmjet Gjykatave, ç’mund të na thuash për këtë?
Ushtarakët çdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohen se në kushtet kur pushteti ekzekutiv, ISSH, Ministria e Financave dhe ajo e Mbrojtjes janë të vendosur të shkelin e të mos zbatojnë ligjin apo të mohojnë të drejta të fituara me ligj, nuk u mbetet tjetër veçse ti drejtohen gjykatave. Ky aksion tashmë ka filluar e po zgjerohet gjithnjë e më tepër. Janë disa gjyqe të fituara në gjykatat e shkallës së parë, por edhe në ato të apelit. Këto kohet e fundit janë në shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë disa vendime të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë si dhe janë në shqyrtim edhe disa kërkesëpadi në Gjykatën e Tiranës. Shenjat në këtë drejtim janë pozitive, ushtarakët kanë fituar dhe do të fitojnë se e drejta është me ta, sepse ligjin e ka shkelur ISSH dhe jo ushtarakët. Ushtarakët kërkojnë atë që u garanton ligji. Ata kërkojnë zbatimin e skemës së pensionit të parakohshëm siç ka përcaktuar ligji; kërkojnë pensionin 50% për 12 vjet femrat dhe
15 vjet meshkujt, duke i shtuar kësaj edhe 2% më shumë për çdo vit vjetër vjetërsie pa kufizim; kërkojnë lidhjen e pensionit në çastin që plotësojnë kushtin e jo pas trajtimit me pagë kalimtare; kërkojnë rillogaritjen e masës së pensionit në përshtatje me ndryshimin dhe masën e ndryshimit të pagës referuese; kërkojnë kthimin e diferencës që u është mbajtur
padrejtësisht nga ISSH. Siç shihet ata nuk kërkojnë as më shumë e as më pak sesa u jep statusi i ushtarakut, ligji i sigurimit shoqëror suplementar dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndaj dhe po fitojnë e do të fitojnë gjyqet me ISSH.
Çfarë mendohet të bëhet për të detyruar zbatimin e parimeve kushtetuese dhe të të drejtave të fituara nga ligjet për ushtarakët?
Nga SHKURSH të bëhet kallëzim penal për të gjithë ata persona a institucione që nuk kanë shlyer detyrimet ligje, që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë zbatuar atë. Ushtarakët e penalizuar nga ISSH për shkak të mos zbatimit si duhet të ligjit apo për moszbatimin e ligjit në fuqi por të ligjit të shfuqizuar, individualisht të bëjnë kallëzime penale për drejtorit rajonale të ISSH. Nëpërmjet një qarkoreje të bëhen me dije të gjitha institucionet vendase e ndërkombëtare, për pozitën diskriminuese që shteti i ka rezervuar ushtarakëve aktiv, në rezervë, lirim e pension dhe keqtrajtimin
ekonomik e financiar të tyre në raport me pjesëtarët e tjerë të institucioneve kushtetuese e atyre të administratës shtetërore. Duke qenë se Ministria e Mbrojtjes nuk ka luajtur e nuk po luan rolin e avokatit mbrojtës të ushtarakëve, por është bërë bashkautorë dhe bashkëfajtore në pozitën e padenjë të dinjitetit, personalitetit dhe social-ekonomike e financiare të ushtarakëve, të kërkohet dorëheqja e MM dhe zëvendësve të tij si dhe rekrutimi në aparatin e MM të sa më shumë ushtarakëve në rezervë e lirim. Nëse me draftin e ri nuk garantohen të drejtat e fituara më parë dhe respektimi i parimit të sigurisë juridike sipas rekomandimit e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të shkallëzohet kërkesa deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë. Për këtë të ndërmerret nisma për mbledhjen e firmave nga populli për të shpëtuar shtetin nga uzurpatorët e pushtetit.
29 Prill 2008