O TEMPORA, O MORES!
“Kemi edhe titullare perfaqesish diplomatike qe nuk dine anglisht” - - nga shtypi
Tedi Çarçani
Prej gati dy vjetësh në vendin e largët aziatik me emrin Malajzi Shqipëria përfaqësohet nga një kolaudator elektrik. Thënë që në fillim dua të besoj se ky person është dërguar atje, prapa botës, për t'u treguar autoriteteve malaziane se toka e shqiponjave nuk ka as edhe më të voglin interes në atë vend mysliman e antiamerikan e se mbajtja e ambasadës aty është thjesht diçka e mbetur në dorë, peshqesh i mjaltit shqiptaro-islamik të fillimit të viteve '90-të. Nga faqja e internetit e Ministrisë sonë të Jashtme mësoj se Malajzia është ndër vendet e pakta që shqiptarët mund të hyjnë pa vizë, njëlloj si në Paraguai dhe Uruguai, por është e vështirë të gjesh se sa vetë e kanë rastin ta gëzojnë atë privilegj. Një mendje tjetër më thotë se ka mundësi që përfaqësuesi ynë t’i ketë shkelur në kallo ndonjë të partisë së tij, ndaj edhe e kanë çuar aq larg për ta hequr qafe, pasi as i prish as i rregullon punë ndonjërit në Shqipëri fakti nëse kemi ose jo ambasadë në Malajzi, as edhe kush është përfaqësues i saj e çfarë bën ai atje.
Larg këtyre hamendjeve, të kthehem tek ato që dua të them. Në dosjen që ai ka në Drejtorinë e Personelit të Ministrisë së Jashtme shqiptare ndodhet një CV e shtypur me makinë shkrimi "Oliveti", nga ato që përdoreshin për të shtypur thirrjet e luftës guerile dikur. Ky jetëshkrim ka qarkulluar disa kohë si trakt nëpër korridoret dhe zyrat dhe ka mbajtur gjallë e me humor edhe bisedat rreth tavolinave në kafenenë e Nilës në Ministrinë e Jashtme. Ai është aq interesant dhe i veçantë sa mund të shërbente si një synopsus për një roman satirik. Jo vetëm për gafat gjuhësore të nivelit të një filloristi të shkolluar natën, por edhe për ato çfarë mban brenda. Pothuajse asnjë nga kolegët e ministrisë nuk e njeh këtë person edhe pse normalisht ai duhet të ishte një njeri publik. Ka qenë për një legjislaturë të plotë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka përfaqësuar një zonë të Krujës. Thonë se e ka kërkuar fjalën vetëm një herë në atë kuvend kur është diskutuar për shpërblimet shtesë të deputetëve. Kolegët e pakët që e kanë njohur tregojnë se karrigen në sallën e parlamentit e kishte në radhën e fundit, nën errësirën poshtë lozhës e afër derës, zgjedhur enkas për t'i vënë ferrën seancës menjëherë pas shtypjes së butonit të prezencës.
Në zgjedhjet e vitit 2005 ky person nuk e mori bekimin e Berishës për të vazhduar pallën parlamentare në një mandat të dytë dhe, për një farë kohe e pa veten shpresë humbur e të braktisur edhe nga partia e tij. Por nuk thonë kot se partia edhe të lëshon, por nuk të harron. Në një nga veprimtaritë e partisë së tij i doli përpara si me marifet ministrit të jashtëm të asaj kohe, z. Mustafaj. Me pretendimin e vetëm që të kapte ndonjë vend pune në atë ministri, qofte si përgjegjës sektori apo shef administrate. Për çudinë e tij ministri e priti ngrohtë kërkesën. Ai i kërkoi një CV, të cilën e pati mbi tavolinë qysh ditën tjetër. Nga mënyra se si është formuluar jetëshkrimi duket se hallexhiu ishte përgatitur për ndonjë vend pune ndoshta edhe si llogaritar. Kjo pasi kishte nënvizuar se zotëronte programin e kompjuterit Exel, i nevojshëm vetëm për atë post. Por nuk ishte krejt kështu për titullarin e ministrisë. Ai e kishte konsideruar atë një CV vërtet konkurruese, të denjë për ambasador e jo për llogaritar apo përgjegjës administrate, që të jepte e merrte gjithë ditën me shoferët dhe pastrueset e ministrisë. Madje me idenë për ta emëruar në një vend anglisht folës pasi, përpos kualifikimeve të shumta, D.Q. tashme 60 e ca vjeçar një vit më parë rezultonte të ishte "titulluar" bachelor në një universitet që nuk do t’ia tregojë emrin që unë po e quaj Universiteti Fantazmë i New Yorkut. Ndërkohë vazhdonte studimet për master përsëri në një Universitet tjetër të Panjohur, po në Amerikë. Ai e meritonte të ishte ambasador, por, nga frika se mos do të mërzitej duke pritur deri sa të largohej Moisiu nga posti i Presidentit të Republikës dhe ministria e gjithë vendi rrezikonte ta humbiste këtë talent që po bënte edhe master në Amerikë, vendosi ta emërojë Shef Misioni në Malajzinë e largët. Kjo ishte kompetencë e ministrit e nuk mund ta kthente as topi. Dhe ashtu u bë. Me urdhrin e ministrit në dorë, pa humbur asnjë minutë nga koha e tij e çmuar, D.Q. mori rrugën drejt qytetit me emrin Kuala Lumpur, të cilin, për hir të së vërtetës, nuk kishte patur rastin ta dëgjonte ndonjë herë më parë në jetën e tij.
Një kopje e CV së, sipas praktikës, duhet t’i jetë dërguar edhe shtetit pritës. Nuk mund të dyshohet se ajo i ka lënë pa mend malajzianët. Si mund të shkruash se, në moshën 60 vjeçare ke marrë titullin bachelor në një universitet (nuk ka gjetur asnjë emër të përshtatshëm universiteti) në New York? Është kjo meritë, naivitet apo mangësi, kur realisht kjo shkallë kualifikimi është as sa për një atashe? Është e sigurt se, nga dëshira për t’i dhënë vetes disa atribute, e ka zgjedhur gabim titullin. Kuptimi i parë i kësaj fjale në anglisht është "beqar". Por bachelor është edhe shkalla e parë e kualifikimit universitar, që merret nga studentët që sapo kanë dalë në jetë. Të pretendosh në moshën e pensionit se sapo ke mbaruar për bachelor është njësoj si të shpallesh se filluan të të dalin dhëmbët e qumështit në pleqëri! Ja si është përkufizimi i kësaj fjale në Wikipedia: "Bachelors' degrees in the United States are typically designed to be completed in four years of full-time study, although some programs (such as Engineering) usually take five". Ka edhe një alibi tjetër që e vërteton falsitetin e këtij pretendimi. Nisur nga shpjegimi i mësipërm, marrja e nivelit të kualifikimit "bachelor" e ka kusht ndjekjen e shkollës me shkëputje nga puna për katër deri në pesë vjet. Zotëria thotë se e ka marrë atë "titull" në vitin 2005. Ta zëmë se asnjëri nuk ka të drejtë të mos e besojë. Vetëm se ka një përplasje të vogël. Në vitet 2001 – 2005 i takon të ketë studiuar me kohë të plotë në Universitetin Fantazmë të New Yorkut. Periudhë kjo që përkon me kohën që ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Përfundimisht cila nga këto të dyja është e vërtetë, shkolla apo parlamenti? Se një njeri nuk mund të jetë në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme.
Ndoshta i është dukur pak bachelor ndaj pretendon se po vazhdon edhe për “master on line”. Por, nga ai pak informacion që jepet në CV e tij, çdo gjë është evazive: çfarë është ky "master on line", edhe ky në Universitetin Fantazmë të New Yorkut ndiqet, për çfarë profesioni, kur ka filluar etj. Tjetër. Nga CV mësohet se D.Q. pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në "Çelikun e Partisë" së Elbasanit dhe më pas është marrë me sahatet elektrike në Krujë. Sipas atyre që shkruan ai ka punuar në KESH qysh në vitin 1969, pra disa dekada përpara se kjo ndërmarrje të pagëzohej me atë emër. Meritë e tij përmendet edhe puna që ka bërë si inxhinier monitor në OJQ-në Aksioni Kundër Urisë(?!). Ndër veprimtaritë e tjera të përafërta me profesionin e diplomatit që nënvizohen në jetëshkrimin e tij janë edhe puna e tij si kolaudator i nënstacionit elektrik, specializimi për mbrojtjet me rele e gjysëm përçues, specializimi për komandim automatik në sistemin energjetik etj. Njëlloj si në rastin e universitetit amerikan, edhe institucionet ku ai i ka kryer këto specializime janë të gjitha pa emër. Në dosjen e personelit të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk ka depozituar as edhe një dëshmi të vetme për të vërtetuar këto kurse, përfshirë edhe dëshmite për “bachelor degree” e “master online". Në ditët tona, çdo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Mjafton emri i universitetit dhe një klikim e brenda disa sekondash të vijnë në ekranin e kompjuterit të gjitha të dhënat. Në botën e qytetëruar ku drejton shteti ka institucione të posaçme që merren me verifikimin e saktësisë së të dhënave në jetëshkrimin e punonjësve. Mashtrimet me informacione të rreme dënohen penalisht. Kur pranohen punonjësit në Ministrinë e Jashtme a bëhet ndonjë lloj verifikimi nga Drejtoria e Personelit i të dhënave që ata japin në jetëshkrimin e tyre apo është në fuqi varianti “futja kot se tanët jemi”?
Përfaqësuesi ynë pretendon se zotëron disa gjuhe të huaja, përfshirë edhe atë angleze, por në jetëshkrimin e tij nuk figuron të ketë mbaruar ndonjë kurs gjuhe. Megjithatë unë dyshoj se nuk i afrohet as nivelit të anglishtes së zotit Sallabanda, i cili u përfol shumë kohët e fundit e me të cilin, për hir të së vërtetës, D. Q. as që mund të krahasohet as për nga tradita e familjes, niveli kulturor e ai arsimor. Fakti që në përkthimin anglisht të CV së tij fjala deputet përkthehet “zëvendës parlamenti” mjafton për të gjykuar nivelin e zotërimit të asaj gjuhe.
Ky është një nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar, kur po kjo Ministri e Jashtme ka flakur në rrugë ose ka emëruar në pozicione të dorës së fundit diplomate karriere me një përgatitje të lartë profesionale, përfshirë edhe ambasadorë të vjetër e me eksperiencë, të akredituar disa herë, me diploma e dëshmi reale (jo nga Universitete Fantazmë), që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në vende, organizata e forume ndërkombëtare, që kanë dhënë leksione e kanë bërë biseda dinjitoze në universitetet e akademitë më prestigjioze të botës, deri edhe në Columbia, Oksford, Haruard e Kembrixh. Ka mes tyre që kanë marrë vlerësimet më të larta nga autoritetet e vendeve ku kanë shërbyer por që, tragjikisht, kanë përfunduar të denigruar nga autoritetet e vendit të tyre. Kjo është dukuria më e nxirë e diplomacisë sonë moderne e bashkëkohore. Pa injoruar vlerat e atyre diplomateve serioze që akoma e përkohësisht vazhdojnë të punojnë në Ministrinë e Jashtme aktualisht diplomati-kolaudator është fytyra reale e shtetit shqiptar të ditëve tona. Fatkeqësisht ai, në një farë mase është pasqyra e Shqipërisë në botë. Një pasqyrë e thyer që reflekton e përcjell pamje të shtrembra e krejtësisht të deformuara. Dhe pikërisht kjo pasqyrë ka marrë përsipër misionin për ta futur Shqipërinë në Evropë.
Ky është njëri ndër interlokutorët bashkëkohore shqiptare (tipa si ky përgjithësisht janë emëruar nëpër përfaqësi) që bën lobing për Kosovën e Shqipërinë tonë, që prodhon e mbron ide, polemizon dhe "fiton" debatet me homologët e tij të diplomuar në akademitë diplomatike me emër në botë. Dhe, kur ata homologë, në të ngrysur të ditës, të lodhur e rraskapitur nga ky e të tjerët të ngjashëm me të (uroj të mos jenë shumë), ua tregojnë gishtin e mesit duke u thënë se, kur të hipni këtu do ta shikoni Evropën, në të tjerët nxehemi dhe nuk lemë fjalë pa i sharë dhe epitet pa u vënë. Megjithatë, edhe pasi e kanë marrë gishtin e mesit, këta përfaqësues pa shumë njohuri profesionalë, që edhe në shkresa zyrtare presidentit amerikan i drejtohen 'kryeministri i SHBA", qe Kondolesa Rajs e quajnë "Sekretarja e Përgjithshme e Departamentit të Shtetit", kthehen gjithmonë triumfator në ekranet e televizioneve tona dhe fillojnë e na tregojnë dëngla pa fund se si ia kanë bërë tetë me dy x apo y përfaqësuesi të huaj. Për të na mbajtur moralin lart kërkojnë të na mbushin mendjen se gjerat nuk janë aq të thjeshta sa duken, por, po u bë ndonjë lëvizje përpara, siç ishte ftesa e NATO-s, p.sh, dijeni se prej nesh e keni. Dhe ne qetësohemi. Qetësohemi e i besojmë këto pasqyra të thyera dhe kthehemi nga njeri tjetri duke pëshpëritur plot mllef se "Shqipëria nuk bëhet", se "Evropa na ka inat e nuk na do" e mbroçkulla të tjera bajate, tashmë të lodhura nga koha. Bashkë me në qetësohen edhe kolaudatorët e tipit D.Q. dhe, pasi marrin energji të reja, nisen prapë e gjithë qejf drejt Zullulandit, ku i presin mullinjtë e erës për beteja të reja. O TEMPORA, O MORES!
29 Prill 2008