E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit, Draft për kodin e etikës së mësuesve



Tashmë do të ketë një rregullore, ku do të përcaktohen të veshja, sjellja dhe qëndrimi i mësuesve në raport me nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Fondacionin Soros dhe grupin e sindikatave të arsimit në vend, po përfundon draftin e Kodit të Etikës së Mësuesit, një dokument rregullator për marrëdhëniet mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve në arsimin parauniversitar. Ky dokument, hartimi i të cilit nisi që nga tetori i viti të kaluar, parashikon ndër të tjera edhe shmangien e veprimeve komprometuese me fëmijët, mënyrën e të veshurit, sjelljen, komunikimin mësues -nxënës etj. Xhafer Dobrusha, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, u shpreh se kodi i Etikës, i ndalon arsimtarët që të pranojnë dhurata nga nxënësit, t’i fyejnë ata dhe të përdorin fjalor të papërshtatshëm. Madje, mësuesit nuk i lejohet të përdorë nxënësit për fushata elektorale apo promocionale, përcakton kodi. Drafti thuajse i përfunduar gjatë këtij muaji, i është nënshtruar edhe botimit dhe pritet që dokumenti të marrë një formë zyrtare. Për t’i dhënën Kodit formën përfundimtare, brenda këtyre dy javëve hartuesit e Kodit do të mblidhen në një takim, ku do të diskutohet edhe për ngritjen e organit të posaçëm që do të merret me garantimin e zbatimit të dokumentit.

29 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›