E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e ushtarakëve, si llogaritet paga mesatare referuese



Dr. Kujtim Cako

Sipas informacioneve të kam, ministritë e Financave, Mbrojtjes dhe ndoshta, edhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, po punohet për hartimin e projektvendimit të Këshillimit të Ministrave, në zbatim të ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativë të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë” dhe të vendimi të Gjykatës Kushtetuese me Nr. 33, datë 24.06.2010, që heq kufizimet e paligjshme në llogaritjen e pensionit të ushtarakëve.

Shoqatat ushtarake, si grupe interesi, si rregull, duhet të marrin pjesë me mendimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre për këtë projekt, si një detyrim ligjor në shoqërinë e sotme demokratike, si një aspekt i funksionimit të shtetit të së drejtës. Deri tani shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” nuk ka marrë akoma pjesë në këtë diskutim, ndoshta për veprime burokratike të hartuesve të saj. Por, Aleanca ka kapacitete profesionale dhe mund të japë një kontribut të vlefshëm në rregullimet ligjore dhe nënligjore për ushtarakët.

Paga mesatare referuese

Paga mesatare referuese është një term i ri, i përfshirë për herë të parë gjatë harkut kohor 20-vjeçar në ligjin e majit 2009. Ky ligj, i kontestuar nga shoqatat ushtarake, përfshin një nocion ekonomik të ri: Pagën mesatare referuese që përdoret zakonisht në hartimin e buxheteve apo planeve financiare mbi pagat vjetore të një firmë. Paga mesatare referuese shpie në uljen e efektit financiar, nga njëra anë në buxhetin e shtetit, por, nga ana tjetër, prek të drejtën e fituar nga ushtarakët dhe është njëkohësisht një tregues përkeqësimi i masës së pensionit dhe të nivelit jetik të ushtarakut. Për të kuptuar me drejtë këtë, po trajtojmë dy aspekte të pagës mbi të cilën llogaritet pensioni; si në atë juridik dhe financiar.

Historia e pagës mesatare referuese

Paga mujore mbi të cilën është llogaritur pensioni i çdo ushtaraku, historikisht, ka qenë përcaktuar me dispozitë ligjore në përgjithësi, si pagë referuese mujore në momentin e daljes në pension, dhe vetëm në një rast është përcaktuar si pagë mesatare për vitin e fundit kalendarik të daljes në pension. Për këtë, po japim një tablo juridike për harkun kohor 1991-2010, që nga statusi i parë i ushtarakut,.
Në ligjin Nr. 7496 datë 3.7. l991, “Për statusin e ushtarakut të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në kapitullin “E drejta për pension”, shkruhet:
Neni 16
Oficerët dhe nënoficerët, me vjetërsi shërbimi në ushtri, l5 vjet për burrat dhe 12 për gra, gëzojnë të drejtën e pensionit të pjesshëm në masën 50% të pagës mujore. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagesës mujore. Kriteret e dhënies së pensionit përcaktohen me ligjin " Për sigurimet shoqërore ".
Në ligjin Nr. 8087, datë 13.3.1996 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet:
Neni 11
Në çdo rast, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, nuk mund të jetë më i lartë se 50% e pagës mesatare mujore neto të vitit të fundit të shërbimit. Në ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996, “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë...”, i ndryshuar, shkruhet:
Neni 11
“Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi”: Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm që kanë dalë në rezervë apo lirim pas datës 03.07.1991, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe të kenë mbushur moshën: 42 vjeç gratë dhe burrat 47 vjeç.

Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë: a. 50 për qind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi: b. Për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese, por, jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.
Neni 18
Përfitimet suplementare të pensioneve dhe pagesa kalimtare indeksohen sa herë indeksohen pensionet e pleqërisë. Në ligjin Nr. 8521, datë 30.7.1999 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8087, datë 13. 3. 1996 "Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë" shkruhet:
Neni 5
Paragrafi i fundit i nenit 7 ndryshohet si vijon: "Paga referuese është paga bazë për funksionin dhe shpërblimi për gradën ushtarake që kishte ushtaraku në çastin e daljes në rezervë apo në lirim. Page bazë për efekt përfitimi nga ky ligj konsiderohet: a) Për ushtarakun që ka dalë në rezervë ose lirim para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji është paga që ka ushtaraku në po atë funksion në momentin e shtrirjes së efekteve financiare të këtij ligji. b) Për ushtarakun që del në rezervë ose lirim pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, është paga që ka ushtaraku në po atë funksion, në momentin që lind e drejta e përfitimit. "
Në statusin e dytë të ushtarakut, ligji Nr. 9210, datë 23.3.2004 shkruhet:
Neni 35
E drejta për pension të parakohshëm: 1. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët me pagesë/profesionistë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura; 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë.

Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagës mujore.
Në ligjin, Nr. 9418, datë 20.5.2005 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet: Neni 8
Paga referuese: 1. Paga referuese, për efekt të përfitimeve nga ky ligj, përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit, së bashku me shtesat, që përfiton ushtaraku i së njëjtës gradë në çastin e lindjes së të drejtës së përfitimit.
Ushtarakët, që në çastin e daljes në rezervë a lirim, pagën referuese e kanë pasur më të lartë se paga referuese në çastin e lindjes të së drejtës së përftimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, për efekt të përfitimeve nga ky ligj tu njihet paga e momentit të daljes në rezervë a lirim.
Në rast kur ushtaraku nuk ka të plotë muajin e fundit kalendarik, për shkak të aktit për ndërprerjen e karrierës, paga referuese përbëhet nga paga bazë, së bashku me shtesat me karakter të përhershëm që do të fitonte për të gjithë muajin që kishte në çastin e ndërprerjes së karrierës
2. Për ushtarakun, që ka dalë në rezervë ose në lirim, para apo pas datës së shtrirjes së efekteve financiare të këtij ligji dhe e drejta për të përfituar i lind pas kësaj date, paga referuese për efekt të përfitimeve nga ky ligj, përbëhet nga paga bazë, së bashku me shtesat që ka ushtaraku aktiv, në po atë funksion ose gradë, në çastin që i lind e drejta për të përfituar.
3. Për studentët e shkollave të larta ushtarake, paga referuese për efekt përfitimi është paga e gradës më të ulët të oficerit, ndërsa për kursantët për nënoficerë, paga referuese është paga më e ulët e gradës së nënoficerit.
4. Kur funksioni ose grada, që kishte përfituesi nuk është më, ministri i Mbrojtjes, me urdhër, bën njësimin e tyre me ato funksione apo grada që janë në fuqi në çastin e lindjes së të drejtës për përfitim.
Në ligjin Nr. 9418, datë 20.5.2005 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet:
Neni 8
Paga referuese: 1. Paga referuese, për efekt të përfitimeve nga ky ligj, përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit, së bashku me shtesat, që përfiton ushtaraku i së njëjtës gradë, në çastin e lindjes së të drejtës së përfitimit.
2. Për ushtarakun, që ka dalë në rezervë ose në lirim, para apo pas datës së shtrirjes së efekteve financiare të këtij ligji dhe e drejta për të përfituar i lind pas kësaj date, paga referuese për efekt të përfitimeve nga ky ligj përbëhet nga paga bazë, së bashku me shtesat që ka ushtaraku aktiv, në po atë funksion ose gradë, në çastin që i lind e drejta për të përfituar.
Ne ligjin Nr. 9481, datë 16.2.2006 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 9418, datë 20.5.2005 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet:
Neni 14
Masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: 1. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është 50 për qind e pagës referuese.
2. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese. Në ligjin e majit 2009 është i paqartë nocioni kohë si shtrirje kohore, por i shprehur për të llogaritur pagën mesatare referuese, kur historikisht për gati 2 dekada ky nocion nuk ekziston. Siç shihet, është një shpikje e re e financierëve dhe juristëve që nuk dinë si dhe ku të zbulojnë rezerva për të kursyer fondet buxhetore, për të ulur buxhetin e shtetit, duke përdorur gjithë metodat dhe shkelur parimet e jurisprudencës, duke hartuar çdo 2 vjet mesatarisht nga një ligj për pensionet e ushtarakëve dhe duke mos-zbatuar të drejtën e fituar.
Pse duhet ndryshuar pas 20 vjet mënyra e llogaritjes, pse duhet ndryshuar paga referuese?!! Asnjë nuk jep asnjë argument, por veprohet me praktika të vjetra në mënyrë jo transparente dhe nuk merret mendimi i shoqatave ushtarake , si grup interesi.
2. Llogaritja e pagës mesatare për tërë karrierën e një ushtaraku është nocion ekonomik i pa kuptim dhe një nocion absurd juridik që mohon të drejtën e fituar.
Është vështirë që ta hasësh këtë nocion në botë, në fushën e llogaritjes së pensioneve. Shtrirja e llogaritjes së pagës mesatare referuese në kohë, në se do të jetë për tërë karrierën e çdo ushtaraku, që nga grada me e ulët dhe deri te grada më e lartë, p.sh. nga nëntoger e deri te kolonel, apo në raste të rralla, deri gjeneral, kjo vlen të trajtohet matematikisht, nga mënyra e llogaritjes statistikore, ekonomikisht dhe juridikisht. Natyrshëm, lindin disa pyetje për të interesuarit dhe për çdo ushtarak që do të dijë:
Përse futet ky nocion i ri? Cila është domosdoshmëria e mesatarizimit të pagës referuese pas një pritje të gjatë njëzetë vjeçare? Pse duhet llogaritur për tërë karrierën e një ushtaraku dhe jo në përputhje ndoshta me kriteret me reale dhe ligjore? Pse llogaritet një efekt financiar me bazë të gjerë dhe jo veçmas për çdo grup profesioni, pse jo vetëm për ushtarakët e Forcave të Armatosura? Pse jepen shpesh në ilustrime kohë shërbimi sa më maksimale për një ushtarak në pension të parakohshëm, p.sh. mbi 30 vjet?
Përgjigja e tërë pyetjeve përmblidhet: Kjo metodë ul efektin financiar në buxhet dhe njëkohësisht ul pensionin e ushtarakut.

Pasojat e një llogaritje të gabuar
Nëse do tì referoheshim efekteve të kësaj metode të re të llogaritjes së pensioneve të ushtarakëve do të rezultonte ulja e tyre për çdo individ. Për këtë po japim një shembull ilustrues sipas pasqyrës konvencionale.
Pagat mujore në lekë dhe në euro për ushtarakët, sipas gradave dhe vjetërsisë mbi 15 vjet

Në këtë tabelë, nëntogeri dhe togeri me një vjetërsi respektive 8 dhe 10 vjet nuk përfitojnë pension të parakohshëm dhe nuk mund të llogaritet pension ndryshe nga të gjithë të tjerët me mbi 18 vjet vjetërsi.
Nëse do të llogarisim pensionin e një kapiteni të dalë në pension të parakohshëm me 18 vjet vjetërsi dhe të ndarë në mënyrë ilustrative për lehtësi, 6 vjet, në secilën gradë, si nëntoger, toger dhe kapiten, duke zbatuar formulën e mesatares së ponderuar, pensioni do të llogaritet mbi bazën e pagës mesatare referuese dhe sipas variantit që ka ekzistuar deri tani. Në këtë mënyrë, do të zbulojmë diferencën që çdo ushtarak preket, pra shuma që i ulet pensioni.
Për të kuptuar efektin që jep paga mesatare referuese në raport, me pagën referuese që del në pension çdo ushtarak, duhet të bëjmë dy variante llogaritje :

1. Sipas ligjit në fuqi, skemës së llogaritjes të cilën la në fuqi edhe Gjykata Kushtetuese kohët e fundit, për shembull, për një nënkolonel me vjetërsi 26 vjet shërbim dhe me pagë mujore në momentin e daljes në pension, prej 73.400 lekë, do të llogaritet një pension si vijon:
73.400* 50 % = 36.700 + 16.148 ( 11 vjet * 2%=73.400 * 22%) = 52.848 lekë

2. Varianti për llogaritjen e pagës mesatare referuese do të përdoret metoda statistikore e mesatares së ponderuar, ose të ashtuquajtur mesatarja e peshave specifike, sipas formulës së njohur si vijon:
< xf < pr* m
X=--------------------= P=------------------------

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›