E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, ku të drejtoheni për gabime në llogaritje

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Në rastin kur pensionistët nuk janë dakord me ndonjë element të caktimit të pensionit siç është shuma e përgjithshme e vjetërsisë në punë apo masa e pensionit, ata kanë të drejtën e ankesës. Specialistët në Institutin e Sigurimeve Shoqërore shpjegojnë procedurën e ankimimit për pensionistët. Kjo e drejtë e pensionistëve mbështetet në bazë të ligjit 7703, ku qytetari mund të ankohet për vendimin e zyrës së pensioneve në Komisionin e Apelit të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. “Nëse merr përgjigje negative nga ky komision ai ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit Qendror të Apelit që është ngritur pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, shprehen specialistët në ISSH. Më tej, ata sqarojnë se ankesat e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht. “Masa e pensionit, përcaktohet nga dokumentacioni që ndodhet në dosje. Për shembull masa caktohet në bazë të pagave të paraqitura me vërtetim page nga institucioni në të cilin personi ka punuar dhe janë mbajtur kontributet për sigurimet shoqërore. Nëse ju mendoni se është bërë ndonjë gabim, ju duhet t’i drejtoheni zyrtarisht ISSH-së, ku të parashtroni ankesën tuaj, dhe të jepni të dhëna konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezës së pensionit dhe rrethin ku është caktuar pensioni,’ sqarojnë specialsitët në ISSH. Pas kontrollit të dosjes së pensionit, merret një përgjigje e hollësishme si është vepruar për caktimin e masës së pensionit për çdo person që paraqet ankesë. Ministria e Financave ka nxjerrë së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore udhëzimin e ri për dokumentat që duhen për pensionet. Personat të cilët do të duhet të aplikojnë për pension duhet të paraqesin një vit para kërkesën. Personat të cilët do të duhet të aplikojnë për pension (pleqërie, familjar, invaliditeti, apo shtetëror të posaçëm), duhet të paraqesin pranë institucioneve përkatëse, një vit para daljes në pension, kërkesën për marrjen e pensionit. Ministria e Financave ka nxjerrë së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore udhëzimin e ri për dokumentat që duhen për pensionet, mënyrën e aplikimit dhe përgjegjësitë për zyrtarët që do të marrin në shqyrtim dosjet e qytetarëve. Të njëjtat procedura sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, tashmë botuar në fletoren zyrtare, ndiqen për të gjithë ata që kërkojnë apo përfitojnë shtesë pensioni, por edhe kërkesat për ndryshim të masës së pensionit. Ky lajm është publikuar: 08/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›