Familjet në nevojë, rimbursim me 2 miliardë lekë për energjinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Në një kohë kur bota po përjeton krizën ekonomike, të ardhurat e buxhetit të shtetit në Shqipëri parashikohet të kenë rritje prej 12%. Rrjedhimisht, vijnë edhe premtimet e para nga ministri i sapoemëruar i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili në një konferencë për shtyp ka deklaruar se rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë me 10%, duke filluar që nga 1 korriku i vitit 2010, ndërsa familjet në nevojë do të mbështeten me rreth 2 miliard lekë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Rimbursimi i energjisë
”Do të jetë në buxhet një fond prej 2 miliardë lekësh si kontigjencë nëse Enti Rregullator do të vendosë të ketë rritje të çmimit të energjisë për vitin që vjen. Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë buxheti parashikon 2 miliardë lekë për të kompensuar rritjen e çmimit për familjet në nevojë”, tha Prifti. Duke folur për treguesit buxhetorë të vitit që vjen Prifti deklaroi se rritja e buxhetit të ministrisë së Ekonomisë krijon mundësi për më shumë politika probiznes. ”Brenda Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës ka një rritje të buxhetit në krahasim me një vit më parë me rreth 22%, buxhet i cili na lejon të shpenzojmë më shumë për politika ekonomike. Do të kemi mundësi të shpenzojmë më shumë për të mbështetur biznesin, më shumë për të mbështetur SME-të me fonde buxhetore, por dhe me fonde donatore”, theksoi Prifti.
Premtimi i Priftit
“I gjithë rajoni është në një krizë financiare, por në Shqipëri të ardhurat e buxhetit të shtetit parashikohet të rriten 12%", tha ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, duke vijuar më pas edhe argumentet për të përforcuar deklaratën. Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto parashikohet të rritet me 6.5%. Ndërkohë që inflacioni parashikohet 2-3%. Dhe, duke bërë llogaritë në këtë linjë, sipas ministrit të Ekonomisë, ajo çfarë na veçon me vendet e rajonit është parashikimi për rritje të pagave dhe pensioneve me 10% që nga 1 korriku i 2010-ës. Ministri i Ekonomisë shtoi gjithashtu se shpenzimet e administratës janë ulur në nivelin 0,3% të GDP-së. Ai theksoi se kompania ARMO nuk ka detyrime të mëdha të prapambetura për të shlyer, por është kompania Albpetrol e cila duhet të shlyejë detyrime të prapambetura.
Projektbuxheti dhe pagat
Deklarata e Priftit mbi rritjen e pensioneve është një përforcim i premtimit të vetë kryeministrit Berisha. Sipas një deklarate të kreut të ekzekutivit rreth një javë më parë, përparësi gjatë vitit 2010 do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve. Duke patur parasysh që projektbuxheti i vitit të ardhshëm është në shifrat e 4.5 miliard USD, Berisha tha: “Kjo rritje është rezultat i rritjes së parashikuar të të ardhurave me rreth 12 për qind dhe bëhet e mundur pikërisht për shkak të saj. Përparësi në këtë rritje do të kenë sërish pagat e ulëta dhe të mesme. Niveli i pagave të larta do të ketë një rritje modeste, pa inflacionin prej 2 për qind, me inflacionin prej 4 për qind”. Sipas tij, rritje të ndjeshme do të kenë pagat e mesme, pagat e mësuesve, si dhe ato të infermierëve, mjekëve, policëve, ushtrisë dhe administratës. “Rritje të ndjeshme, në përputhje me platformën elektorale, do të kenë pensionet. Ne jemi të vendosur të ecim drejt qëllimit tonë të barazimit të pensioneve fshat-qytet. Ndaj edhe kjo rritje do të jetë më e madhe për pensionet e fshatit, sepse pensionet e fshatit janë më të ulëtat në vend dhe pavarësisht se ato u dyfishuan, sërish mbeten në nivele që duhen rritur më tej. Rritje do të kenë pensionet e ulëta. Pra, angazhohen shuma të mëdha në rritjen e pagave dhe pensioneve”, u shpreh Berisha.
Të dhënat e buxhetit
Buxheti për vitin 2010 është:
Të ardhurat 359 669 milionë lekë;
Shpenzimet 409 436 milionë lekë;
Deficiti 49 767 milionë lekë.
Buxheti vendor për vitin 2010 është:
Të ardhurat 39 574 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror
18 626 milionë lekë;
Shpenzimet 39 574 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2010 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Të ardhurat, gjithsej 74 597 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 53 557 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 21 040 milionë lekë;
Shpenzimet 74 597 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009