Zbulohet fytyra e vërtetë e Nefertitit
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas muajsh studimesh, dy studiues italianë kanë rindërtuar nëpërmjet grafikës kompjuterike pamjen e vërtetë të mbretëreshës egjiptiane, e cila jetoi në shekullin XIV para Krishtit. Sipas lajmit të cilin e bën të ditur revista "Focus Storia", etnologu Franco Crevatin i Universitetit të Triestes dhe historiani i kozmetikës, Stefano Anselmo, janë nisur nga një publikim i revistës "Radiology", mbi bustin i cili ruhet në Berlin, nga ku tregohej se si pas stukove në të vërtetë fshihej një "fytyrë e dytë" në gur, e ngjashme, por jo identike me atë që kemi admiruar ngaherë. Dallimet, një zgjatje e vogël e hundës, rrudhat e buzës, rrudhat anës gojës, mollëzat më pak të ngritura, si dhe gropëzat e syve më pak të dukshme, kanë bërë që Anselmo të rindërtojë Nefertitin e vërtetë me ndihmën e grafikës kompjuterike. "Fillimisht, punova me ngjyrën e lëkurës, duke i dhënë një tonalitet më të errët, ashtu siç edhe duhet të ketë qenë lëkura e Nefertitit. Për të rindërtuar fytyrën punova më shumë me artin e dinastisë së shekullit XVIII, epokës së Akhenaton: kryevepra që portretizojnë personazhe të ngjashme me mbretëreshën. Artistët e asaj periudhe i vinin në pah linjat e fytyrës", ka thënë Anselmo. Në fund, për trukun, Anselmo është frymëzuar te tradita afrikane. "Për të riprodhuar fytyrën e një mbretëreshe të rrethuar nga misteri ka kërkuar një kujdes të veçantë. Edhe pse shpesh për të, janë ngritur teori nga më të ndryshmet. Ka nga ata që mendojnë se busti i Berlinit është fals dhe se ka vetëm një sy, pasi mbretëresha kishte humbur shikimin", ka thënë Crevatin. Ky lajm është publikuar: 08/11/2009