Spitalet, kategoritë që përjashtohen nga sistemi i referimit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Sistemi i referimit i zbatuar prej pak ditësh në spitalet tona duket se ka shmangur radhët e gjata të vizitave mjekësore por nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pranohet se ka ende probleme. Dje ministri i Shëndetësisë ka thënë se ky shqetësim është ende evident dhe se do të përdoren mënyra alternative për ta çliruar sistemin nga ky problem për gati 20 vite. “Thelbi i sistemit të referimit që ne kemi vendosur ka të bëjë pikërisht që shumë e shumë probleme të panevojshme dhe trajtime krejt të panevojshme që bëhen në mënyrë të veçantë ndodhin pikërisht për këtë mbingarkesë fiktive artificiale. Gjithmonë e më shumë pacientët të mos vijnë më nga rrethet por ta marrin ndihmën shëndetësore në qyetete.” u shpreh Vasili. Ndërkohë zv.ministri i Shëndetësisë Bardhi Spahiu ka bërë të ditur se sistemi i referimi të pacientëve, që ka flluar të zbatohet që në fillim të tetorit, po funksionon dhe është vënë re një pakësim i numrit të pacientëve në qendrat spitalore në vend. “Sistemi i referimit ka dhënë frytet e para. Mund të shohim shfryrjen e fluksit të pacientëve në spitale. Sistemi i referimit përjashton rastet e urgjencës, të cilat marrin shërbim në çdo rast. Përjashton nga detyrimet disa shtresa ku përfshihen pensionistët, fëmijët, invalidët, gratë shtatzana dhe personat që nuk kanë të ardhurat ekonomike të pamjaftueshme,” theksoi Spahiu. Sistemi i referimit sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ka për qëllim rritjen e rolit të mjekut të familjes dhe reduktimin e numrit të pacientëve pranë spitaleve. Tashmë pacientët kanë një orientim të qartë se ku duhet të drejtohen për të kryer një vizitë. Zv/ministri i Shëndetësisë tha gjithashtu dje se tashmë në paketën e shërbimeve që ofrohet, të pasiguruarit duhet të paguajnë për shërbime shtesë.“Ky sistem referimi parashikonte edhe një paketë shërbimesh të cilat në rastin kur pacienti nuk ishte i siguruar dhe ishin jashtë atyre grupmoshave të cilat ishin parashikuar në këtë urdhër për të marrë shërbimin falas, disa shërbime duhet t’i paguanin” tha Spahia. Tarifat e reja për vizitat në Poliklinika për shërbime të ndryshme kanë pësuar ndryshime me një rritje të kripur prej afro 600 lekësh të reja. Nga vëzhgimi në një prej qendrave shëndetësore në Tirane vume re se për shërbime të ndryshme rritja ishte e ndryshme, e cila shkonte deri në 1500 lekë të reja. Pra kostoja e vizitave mjekësore dhe e shërbimeve nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha institucionet shëndetësore. Me ngjitjen e hallkave drejt atyre më të specializuara edhe pagesa do të vijë në rritje. Vizita e thjeshtë te mjeku i familjes do të kushtojë 1000 mijë lekë, kalimi te mjeku specialist do të jetë 150. Ndërsa për spitalet rajonale të rretheve për shërbimet e specializuara pagesa do të jetë 20 mijë lekë për çdo pacient, qoftë ky i siguruar apo i pasiguruar, në rast se paraqitet pa rekomandimin e hallkës së mëparshme, ku faktohet nevoja e trajtimit të specializuar. Ndërsa më kalimin në spitalin universitar kjo pagesë do të arrijë në 30 mijë lekë. Gjithashtu edhe shërbimet më të thjeshta do të jenë të kushtueshme. Kështu, bërja e një injeksioni do të kushtojë rreth 150 lekë. Megjithatë, rritja e tarifave nuk është aplikuar vetëm për vizitat dhe konsultat, por edhe për një sërë shërbimesh të tjera që ofrohen në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Lista e plotë e çmimeve për të gjitha shërbimet ka nisur të afishohet në të gjitha pavijonet e spitaleve si dhe ato të qendrave të shërbimit parësor. Ky lajm është publikuar: 08/11/2009