E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri te Zeniti, Juve kursen rrogën

Pushimet e Klaudio Ranierit mund të përfundojnë shpejt. Edhe pse u shkarkua, në bazë të kontratës së vlefshme deri në qershor 2010 me Juventusin, ai vazhdon ta marrë rrogën si trajner i bardhezinjve. Por tashmë është shumë pranë kalimit te Zenit San Peterburgu. Zyrtarizimi i marrëveshjes është shumë pranë. Ky do të jetë një lajm i mirë për Juventusin dhe drejtuesit e tij, pasi nëse Ranieri fillon punë në pankinën e skuadrës ruse, atëherë bardhezinjtë kursejnë automatikisht rrogën që do të duhej t‘i paguanin deri në 2010-ën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›