Gradat e reja, sa rriten pagat sipas kategorive
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gradat e reja që pritet të aplikohen në muajin qershor për Policinë e Shtetit do të pasohen edhe me rritje të pagave për të gjitha nivelet e kësaj strukture.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se skema e re e gradave do të përcaktojë edhe nivelin e ri të pagave për gjithsecilin prej uniformave të policisë.
Ndryshimet
Ndryshimet në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit pritet të prekin edhe nivelet e tjera të policisë. Pjesë e këtyre ndryshimeve pritet të jenë edhe emrat e drejtuesve të policisë në qarqe, komisariate e nivele të tjera të mëposhtme. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se me vendim të Këshillit të Ministrave dhe pikërisht me vendimin nr. 803, datë 21.11.2007, miratoi sistemin e ri të gradave në Policinë e Shtetit. Sipas këtij vendimi dhe ligjit nr. 9749 “Për Policinë e Shtetit”, gradat e reja do të fillonin të aplikoheshin 6 muaj pas hyrjes së këtij vendimi në fuqi.
Gradat e reja
Sipas vendimit të Qeverisë, punonjësi i personelit të policisë, i cili ka një vit e katër muaj shërbim, përfshirë këtu edhe periudhën e shkollimit policor, merr gradën “Inspektor”. Ky vendim përjashton punonjësit e policisë që janë në periudhën e provës. Ndërsa një punonjës që shërben prej 2 vjet e 8 muaj merr gradën “Kryeinspektor”. Në rast se ka një periudhë shërbimi prej 4 vjetësh merr gradën “Nënkomisar”, duke përfshirë në këtë periudhë edhe shkollimin policor. Specialistëve të lartë të policisë në detyrë u jepet grada “Nënkomisar” edhe në rastet kur nuk plotësohet vjetërsia në detyrë prej 4 vitesh. Për të marrë gradën “Komisar” duhet që një punonjës të ketë të paktën 6 vjet shërbim, ndërsa për gradën “Kryekomisar” duhet të ketë 8 vjet shërbim. Për të marrë gradën “Drejtues” një punonjësi të policisë i duhet të shërbejë për 10 vjet në këtë profesion, ndërsa për të marrë gradën “Drejtues i Parë” duhet të ketë rreth 12 vjet e 8 muaj shërbim. Grada më e lartë në këtë vendim, që kërkon afat për sigurimin e saj, është përcaktuar ajo e “Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm”, për të cilën një punonjës duhet të ketë rreth 15 vjet e 4 muaj shërbim që ta meritojë. Ndërsa për gradën “Drejtor i Përgjithshëm” nuk parashikohet ndonjë afat kohor.
Llojet e gradave
Gradat shprehin pozitën që ka punonjësi në strukturën hierarkike të Policisë së Shtetit. Deri tani janë përcaktuar 10 grada, të cilat ndahen sipas klasave dhe ecurisë në karrierë. Punonjësit e policisë në nivelin zbatues nuk mund të kenë një gradë më të lartë se “Nëninspektor”, “Inspektor” ose “Kryeinspektor” dhe punonjësit e nivelit të parë drejtues mund të kenë gradat “Nënkomisar”, “Komisar” ose “Kryekomisar”, por jo më lart se kaq. Ndërkohë për nivelin e mesëm drejtues janë gradat “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”, ndërsa për nivelin e lartë drejtues janë gradat “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm” dhe “Drejtor i Përgjithshëm”.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008