Pensionet, perfundon llogaritja
Instituti i Sigurimeve Shoqerore perfundon llogaritjen e rritjes se pensioneve te pleqerise per te gjithe vendin. Keshtu, pensionistet do te mund te perfitojne rritjen ne masen 10 per qind per pensionet e qytetit dhe 15 per qind per ato te fshatit.
Qe nga dita e premte ka perfunduar llogaritja e rritjes se re te pensioneve qe u percaktua nga qeveria. Tashme gjithcka eshte gati dhe pensionistet do te mund te terheqin masen e ndryshuar te pensionit te tyre. Kjo do te thote se cdo pensionist do te mund te marre ne daten e tij te pensionit, masen e re te pageses. Tashme ka perfunduar puna per perllogaritjen e shtesave per pensionet mujore te tyre, efekti financiar i te cilave fillon nga data 1 korrik 2008. Kjo do te thote se pensionistet nuk humbasin te drejtat e tyre financiare edhe nese keto shtesa i marrin ne muajin gusht, pra efektet do te fillojne qe nga data 1 korrik. Cdo pensionist gjate muajit gusht do te marre dhe shtesen e prapambetur te pensioneve, ne baze te vendimit te qeverise, ne te cilin thuhet se rritja e pensioneve do te kete efektet e saj duke filluar qe nga muaji korrik. Sipas specialisteve te ISSH-se, "pensionistet jane te sigurt se ne daten qe do te paraqiten prane arkave paguese do te marrin pensionin e rritur". Keshtu ne daten 1 korrik, ne keto arka do te dergohen urdher-pagesat e reja, ne te cilat do te jete e shenuar edhe masa e rritur e pensionit.
Aplikimi per pensionin duhet te nise pese muaj perpara se i interesuari te plotesoje moshen e daljes ne pension. ISSH ka kujtuar se, te gjithe personat qe u afrohet koha per te perfituar nje pension pleqerie, sipas ligjit nr.7703, “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, mund te paraqesin kerkese me shkrim, qe 5 muaj para plotesimit te kushteve per pension, prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendbanimit te tyre. Nje aplikim i tille do t’u jepte kohe te gjithe aplikuesve qe te perfitonin pensionin qe ne muajin e pare te plotesimit te moshes. “Per shkak te migrimit, te ndryshimit te vendeve te punes, te vendeve te banimit, kerkohet kohe per te verifikuar dokumentacionin. Ndaj nje aplikim i tille do t’i jepte kohe punonjesve qe te mblidhnin te gjithe dokumentacionin e nevojshem”, shprehet Drejtori i Drejtorise se Perfitimeve ne ISSH, Saba Goci.
Ne rast se nje person nuk eshte dakord me ndonje element te caktimit te pensionit sic eshte shuma e pergjithshme e vjetersise ne pune, masa e pensionit etj. me te drejten qe i jep ligji 7703, ai mund te ankohet per vendimin e zyres se pensioneve ne Komisionin e Apelit te ngritur prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore. “Nese merr pergjigje negative nga ky Komision ai ka te drejte te ankohet prane Komisionit Qendror te Apelit qe eshte ngritur prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore”, shprehet Goci, duke sqaruar se, ankesat e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, nga e cila ceshtja zgjidhet perfundimisht. “Masa e pensionit, percaktohet nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosje. Ne rastin konkret eshte caktuar ne baze te pagave te paraqitura me vertetim page nga institucioni ne te cilin ka punuar aplikuesi ku dhe jane mbajtur kontributet per sigurimet shoqerore”, thekson Goci. Sipas tij nese aplikuesi mendon se eshte bere ndonje gabim, duhet t’i drejtohet zyrtarisht ISSH, ku te parashtroje ankesen tuaj, dhe te jap te dhena konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezes se pensionit dhe rrethin ku eshte caktuar pensioni. Pas kontrollit te dosjes se pensionit, do te kthehet nje pergjigje e hollesishme si eshte vepruar per caktimin e mases se pensionit tuaj.
Dokumentet per te marre pension:
Certifikate lindje me fotografi
Certifikate e gjendjes familjare kur kerkohet pension si nene me shume femije dhe ne certifikaten familjare nuk figurojne te gjithe femijet, fakti i lindjes, marteses apo vdekjes se tyre provohet me certifikate te vecante lindje, martese ose vdekje.
Libreze pune ose vertetim arkivi.
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj.
Vertetim per periudhen e sigurimit leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te ISSH
Vertetim i vjetersise ne pune ne kooperativat bujqesore per ish anetaret e saj.
Vendim gjykate per njohje vjetersie ne pune.
Vertetim nga dega ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak.
Vertetim page qe nga viti 1994 dhe ne vazhdim.
Vertetim tip nga kontributet per te vetepunesuarit.
Vertetim toke ne Kadaster
Vertetim shkolle per femijet nga 16-18 vjec, si dhe vertetim shkolle per studentet deri ne moshen 25 vjec
Vertetim komune per ndihme ekonomike.
Vertetim nga tatim-taksat
Deklarate
Pensionet, jo me pak se 9 515 leke
Pensionet e plota te pleqerise, pensionet e plota te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare te caktuara ne mbeshtetje te ligjit nr. 7703, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, qe kane date fillimi nga 1.07.2008 e ne vazhdim nuk caktohen me pak se 9 515 leke ne muaj dhe me shume se 19 030 leke ne muaj. Pensionet e plota te pleqerise, pensionet e plota te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare te caktuara ne perputhje me paragrafin e katert te nenit 96 te ligjit nr.7703, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me date fillimi nga 1.07.2008 e ne vazhdim nuk mund te caktohen me pak se 5 200 leke ne muaj. Me rritjen e re te pensioneve eshte tejkaluar edhe parashikimi per vendosjen e mases se pensioneve ne 50 dollare ne fshat dhe 100 dollare ne qytet. Nderkohe, sipas parashikimeve edhe gjate vitit te ardhshem pensionet do t'i nenshtrohen nje rritjeje te re.
Profesionet, ndarja ne tre kategori
Llogaritja e moshes si dhe e viteve te nevojshme te punes per te perfituar pension llogaritet ne baze te kategorive te puneve qe ka bere aplikuesi per pension. Keshtu, ne kategorine e pare ne pergjithesi perfshihen punet ne nentoke. Ne te dyten, ne menyre masive perfshihen mesuesit dhe pedagoget, ushtaraket me grada, si dhe punet drejtuese dhe shfrytezuese. Ndersa ne kategorine e trete futen pergjithesisht nepunesit dhe punonjesit e sherbimit. Tre jane profesionet dominuese te klasifikuara sipas tri kategorive, qe jane dhe me favorizuarat ne rastet e aplikimit per te perfituar nje pension pleqerie. Sipas Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ish-minatoret dhe industria e rende perfitojne te paret. Mesuesit dhe ushtaraket me grada jane pjese e kategorise se dyte, ndersa nepunesit behen perfitues te kategorise se trete. Ne kategorine e pare ne pergjithesi perfshihen punet ne nentoke, ne ish-industrite ushtarake, ne ish-industrite kimike, aviatoret dhe shkriresit ne metalurgji dhe fonderi. Ne kategorine e dyte, masivisht perfshihen mesuesit dhe pedagoget, ushtaraket me grada, si dhe punet drejtuese dhe shfrytezuese ne minierat ne siperfaqe, punonjesit e mekanizmave te renda (ekskavatoriste, buldozeriste, vinciere). Ndersa ne kategorine e trete futen pergjithesisht nepunesit dhe punonjesit e sherbimit. Keshtu, per punet e kategorise se pare dhe te dyte, nga vjetersia e punes gjithsej qe kerkohet, 3/4 e saj duhet te kene kryer nje pune te kategorise se pare dhe te dyte, me perjashtim te personave qe kane punuar ne miniera ne nentoke ose ne punime te tjera te nentokes, te cileve u kerkohet qe 1/2 e periudhes se punes te jete ne keto punime.
Vjetersia e punes per profesionet e kategorise se pare duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shume prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake jane mbyllur dhe nje pjese e ish-punonjesve te ketyre ndermarrjeve kane punuar ne pune te tjera, te cilat mund te mos perputhen me te njejten kategori, si puna e meparshme.
Mosha e pensionit, si ndryshon nga korriku
Duke filluar nga 1 korriku I ketij viti dhe deri me 30 qershor te vitit 2009 te gjithe ata persona qe duan te perfitojne pensione pleqerie duhet te kene mbushur moshen 63 vjec e 6 muaj dhe duhet te kene 35 vite pune te siguruara. Ashtu si cdo vit ne daten 1 korrik mosha e pensioneve ndryshon me 6 muaj, per te krijuar nje harmoni mes brezave dhe viteve te lindjes, ne menyre qe te arrihet mosha 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate.
Per pune te kategorise se pare, mosha per te dale ne pension si per burrat ashtu edhe per grate nuk peson asnje ndryshim nga viti i kaluar. Por ndryshe nga dy kategorite e tjera, ketu shenohet rritje e viteve te nevojshme per te perfituar pension pleqerie. Keshtu, periudha e sigurimit te viteve eshte percaktuar 29 per burrin dhe 29 per gruan. Per pune te kategorise se dyte, mosha per te perfituar nje pension pleqerie shtyhet me disa vite me shume per burrin dhe per gruan. Keshtu, 62 vjec e 6 muaj dhe 57 vjec e 6 muaj eshte mosha optimale per te perfituar nje pension pleqerie si per burrin, ashtu edhe per gruan, nga 1 korriku 2008 deri me 30 qershor 2009. Ndersa periudha e sigurimit ne vite per keto kategori eshte 35 vite pune. Per pune te kategorise se trete, mosha per t’u bere nje perfitues i nje pensioni pleqerie rritet me 6 muaj. Pra per te perfituar pension brenda kesaj periudhe kohore burrat duhet te kene mbushur moshen 63 vjec e 6 muaj, ndersa grate 58 vjec e 6 muaj.. Ndersa periudha e sigurimit ne vite per te dyja kategorite mbetet e njejte me ate te kategorise se dyte me 35 vite vjetersi pune. Harku kohor qe ka te beje me vjetersine e punes ngushtohet me shume kur behet fjale per nenat qe jane me shume femije. Mosha per te perfituar nje pension pleqerie per kete kategori eshte 50 vjec, ndersa kushtet per te plotesuar ate dhe qe lidhen me periudhen e sigurimit ne vite jane 30 vite vjetersi pune.
Edhe gjate kesaj periudhe te gjithe ata persona qe do te duan te perfitojne pension te reduktuar mund te aplikojne per ta marre ate. Keshtu, te gjithe ata persona qe kane plotesuar 35 vite pune dhe kane mbushur moshen 62 vjec, tashme mund te marrin pension pleqerie, por te reduktuar. Kjo zgjidhje eshte menduar qe t'u ofrohet, burrave qe kane mbushur moshen 62 vjec si dhe grave qe jane 57 vjec. Por gjithmone keta persona duhet te plotesojne patjeter vitet e nevojshme te punes, ne menyre qe te mund te marrin kete mase pensioni. Nga ana tjeter perfituesit e ketij pensioni ndiqen edhe nga nje penalitet. Keshtu, ne rast se e marrin kete pagese, atehere ajo gjate gjithe kohes do te jete e reduktuar, pra edhe ne rast se mbushin moshen e nevojshme per te perfituar pension te plote pleqerie, ai do te vazhdoje te jete i reduktuar. Sipas ligjit, te gjithe pensionistet qe dalin ne pension te reduktuar, do humbasin 0,6 per qind te vleres se pensionit te tyre. Kjo vlere do te llogaritet ne baze te moshes, pra pjesa e paplotesuar e moshes do te shumezohet me kete koeficient per te perllogaritur me pas masen e perfitimit. Keshtu, ne rast se nje person del ne pension ne moshen 63 vjec, atehere pjesa e mbetur e muajve qe jane 24, shumezohet me koeficientin 0.6 per qind dhe llogaritet shuma e parave qe do ti zbritet mases se pensionit.
Se shpejti pensionet ne vendin tone do te funksionojne sipas nje skeme te re. Sipas funksionimit te kesaj skeme, sistemi i pensioneve do te ndahet ne tre kolona, e para eshte skema e kontributeve te detyrueshme- pensione te caktuara. E dyta eshte ajo e kontributeve te detyrueshme qe administrohet nga skemat e pensioneve private. Ndersa e treta eshte skema e pensioneve private qe financohet nga kontributet vullnetare
Kushtet per te perfituar nje pension pleqerie deri me 30.6.2008:
Per pune te kategorise se pare: Burri Gruaja
Mosha vjec 57 52
Periudha e Sigurimit vite 28 28
Per pune te kategorise se dyte:
Mosha vjec 62 57
Periudha e Sigurimit vite 35 35
Per pune te kategorise s trete:
Mosha vjec 63 58
Periudha e Sigurimit vite 35 35
Per nenat me shume femije:
Mosha vjec 50
Periudha e Sigurimit vite 30
Kushtet per te perfituar nje pension pleqerie nga 1.7.2008 deri me 30.6.2009:

Periudha e Sigurimit vite 29 29
Per pune te kategorise se dyte:
Mosha vjec 62 vjet e 6 muaj 57 vjet e 6 muaj
Periudha e Sigurimit vite 35 35
Per pune te kategorise se trete:
Mosha vjec 63 vjet e 6 muaj 58 vjet e 6 muaj