Pse s’mund te kete socializem ne SHBA?
Nderkohe qe zgjedhjet po afrohen po behet gjithnje me e qarte se fituesit me te medhenj do te jene anetaret e dy partive me te medha, Partise Demokrate dhe Republikane. Po pse Shtetet e Bashkuara jane vendi i vetem i cili nuk ka nje parti te trete serioze, sidomos ndonje parti me prirje socialiste apo te klases punetore.
Shumica e analisteve pajtohen se Shtetet e Bashkuara jane te ngjashme me vendet demokratike te botes me perjashtim se nuk ka nje parti socialiste ne nivel kombetar.
"Amerika eshte shume ndryshe nga demokracite e tjera".
Gary Marks nga universiteti i Karolines se Veriut thote se ekspertet shpesh i quajne idealet e barazise, mireqenies sociale, pavaresine nga te tjeret dhe nje qeverisje te kufizuar si "djepi amerikan" dhe keto ideale jane mbajtur qe nga shpallja e pavaresise se Amerikes nga Britania ne vitin 1776.
"Edhe pse ne ankohemi se kemi nje qeveri te gjere dhe kerkojme gjithnje qe ajo te zvogelohet, nese krahasohet me vendet e tjera, e shohim se niveli i qeverisjes sone eshte me i uleti nder vendet e perendimit. Ajo qe verejme ne Shtetet e Bashkuara eshte nje kulture e cila ve ne pah individualizmin dhe prirjen kunder shteterore. Dhe roli i qeverise ne jeten e njerezve eshte shume me i vogel se ne vendet e Evropes".
Me cdo vale te re imigrantesh, njerezit nga gjithe bota kane pranuar vlerat e perbashketa amerikane te cilat sic thone shume eksperte nuk kane prirje te nje socializmi tradicional. Por ne prag te luftes se pare boterore, kushtet e keqija te jeteses ne Shtetet e Bashkuara ndikuan ne nje krijimin e kushteve per nje socializem. Ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1912, kandidati i Partise Socialiste Eugene Debs fitoi 6 per qind te votave. Dhe ne ate kohe kishte qindra zyrtare socialiste te zgjedhur ne qytetet amerikane. Por kjo parti i kishte problemet e saj.
"Socialistet, te cilet ishin partia e trete nga madhesia, nuk kishin ndonje gje per te ofruar, thote Gary Marks".
Ajo qe ata ofronin shton ai ishte nje ideologji e paster por sindikatat e punetoreve ishin te ndara ndermjet dy partive te medha.
Sipas Benxhamin Ginsbergut, drejtor i qendres per studime te qeverisjes amerikane ne universitetin Johns Hopkins, punetoret amerikane ne ate kohe ishin me teper te interesuar ne ceshtje ekonomike se sa politike.
"Ne Shtetet kur klasa punetore u be nje force politike e drejta e votes per meshkujt e races se bardhe ishte nje gje qe ishte vendosur tanime per nje kohe te gjate. Pra nuk kishte nevoje per tu munduar per te drejta politike dhe ata u bashkoheshin njerez nga te dy partite e medha politike".
Por kriza ekonomike e viteve 1930, shtoi shpresat e socialisteve se kishte ardhur koha per nje parti te punetoreve ne Amerike por z. Ginsberg thote se kjo parti ishte vonuar.
"Gjate kohes se depresionit te madh, kushtet ishin shume te mira per nje parti socialiste por me ardhje ne skene te Franklin Delano Ruzveltit dhe koalicionit te tij 'Marreveshja e Re' shume punetore u bene nje faktor i rendesishem ne partine demokrate".
Sindikatat e punetoreve kane qene shume aktive ne rritjen e numrit e atyre qe dalin ne votime ne nje sistem politik me dy parti te medha. Dhe qe nga Depresioni i Madh, sindikatat e punetoreve kane perkrahur kryesisht Partine Demokrate.
Socialistet sipas analistit Gary Marks nuk e kuptuan kurre logjiken e sistemit politik amerikan. Ai thote se per dallim nga sistemet parlamentare ku me rendesi eshte qe nje kandidatet te fitojne shumicen e votave, ne Shtetet e Bashkuara me rendesi eshte qe nje kandidat te fitoje me shume vota se kundershtari.
"Kjo do te thote se partite e vogla nuk kane shanse te fitojne ne kete sistem politik ne nivel kombetar".
Qe nga Lufta Civile, dy partite kryesore ne Amerike, kane marre mesatarisht 95 per qind te votave ne zgjedhjet e pergjithshme dhe kjo nuk pritet te ndryshoje ne vitet e ardhshme. Perderisa Shtetet e Bashkuara vazhdojne te jene nje rast i vecante, shanset per nje parti socialiste jane fare te vogla.
(*) Marre nga VOA