Angjeli: Qeveria, larg qytetarit

Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ish-ministri i Financave ne qeverite socialiste, dhe nje nga ekspertet me te mire financiare ne vend, prof. Ansatas Angjeli nuk ka munguar te beje ne “autopsi” te tere zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi. Duke preferuar te jene ne sinkron jo vetem per kushtet e reja ne te cilen zhvillohet ekonomia e vendit, por dhe prane shqetesimeve te qytetarit mbi te cilin bien me teper keto luhatje te ekonomise, Angjeli nuk ka munguar te shprehet se qeverisja e djathte e drejtuar nga Berisha nuk ka munduar qe te realizoje misionin e vet, per te cilin u votua nga elektorati ne vitit 2005, luften kunder korrupsionit. Dhe deshtimet kane ardhur per te nga keqqeverisja, si ne fushen e investimeve ashtu dhe ne fushat e tjera financiare e deri tek bujqesia. Ne te njejten kohe ai ka preku edhe piken me nevralgjike, mbi te cilen po behen realisht debate ne Shqiperi, ate te rritjes se pagave dhe pensioneve, te gjitha keto nen driten e perballjes me rritjen e cmimeve te te gjithe artikujve kryesore. Ish-ministri socialist shprehet se rritja e pagave dhe pensioneve eshte rritja e radhes dhe jo per efekt te krizes se cmimeve, dhe per pasoje ka nje ndikim fare te paperfillshem ne jeten e ketyre kategorive ne nevoje, per te cilat sipas tij, duhen politika ekonomike per te realizuar progres.
Sondazhet me te fundit te Bankes Boterore dhe te USAID-se, e rendisin Shqiperine ne fund te vendeve te rajonit dhe te Europes per zhvillimin ekonomik dhe per rezultatet e shenuara ne luften kunder korrupsionit. Cilat jane arsyet e ketij “ngerci ekonomik” dhe te ketyre rezultateve?
Publikimet e fundit te ketyre dy institucioneve te rendesishme nderkombetare, BB dhe USAID, jane realiste dhe paraqesin nivelin e progresit real ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe te luftes kunder korrupsionit, ”te zhveshur” nga “politizimi” dhe “populizmi” i perdorur, sidomos nga agjensi dhe institucione shteterore per to. Bazuar ne vleresimet e ketyre institucioneve rezulton se nuk eshte shenuar progres ne zhvillimin ekonomik te vendit ne krahasim me vitin 2007. Dhe se pavaresisht perpjekjeve te bera ne luften kunder korrupsionit, rezulton, se nuk eshte shenuar progres dhe se Shqiperia ne kete drejtim mbetet ne vend te fundit ne rajon, duke lene pas vetem Kosoven.
Besoj se arsyet e ketyre rezultateve jane disa dhe komplekse qe lidhen me shume faktore. Me konkretisht keta faktore lidhen me mosorientimin dhe zbatimin e drejte te prioriteteve dhe perparesive te saj, me mungesen e investimeve qe lidhen me mosmenaxhimin efektiv te shpenzimeve per investime, ne pergjithesi dhe te financave publike ne vecanti, nga mungesa ende e investimeve te huaja ne nje mase te konsiderueshme dhe te nevojshme, nga nje politike dhe rezultat i deshtuar ne sektorin e bujqesise dhe ate agroushqimor, nga nje frenim, per nje kohe te gjate (per arsye administrative dhe burokratike) i zhvillimit te infrastruktures, nga vazhdimi i stergjatur dhe riciklimi i herepashershem i krizes energjetike, nga ngushtimi i hapesirave te zhvillimit te bisnesit dhe e nje klime pozitive te munguar ne marredheniet Qeveri-biznes, nga mungesa e reformave ne sektorin e shendetesise dhe te kudesit social dhe te sigurimeve shoqerore (pensionet) e shendetesore etj. Nga vendosja e nje raporti jo te drejte midis populizmit dhe elektorizmit me profesionalizmin dhe reformizmin e mireadministrimin ekonomik e financiar te vendit,etj. Pra kemi te bejme me nje situate ku nuk kemi permiresime ne qeverisje dhe nje paqartesi ne prioritetet e zhvillimit dhe objektivat qe duhet te arrihen, kemi nje largim te qeverisjes nga ekonomia reale, nga qytetari. Eshte kjo arsyeja, qe zhvillimet e ardhshme ekonomike duhet te jene me prane ekonomise reale, ekonomise se prekshme dhe shqetesimeve te qytetareve, me prane ceshtjeve te punesimit dhe prodhimit, furnizimit me sherbime, me energji elektrike dhe uje te pijshem, me shume edukim dhe sherbim shendetesor e kujdes social, reformim te sistemit te pensioneve dhe zhvillimit infrastrukturor te vendit.
Ju keni qene pjese e qeverisjeve socialiste ne fushat e ekonomise dhe te financave. Bazuar ne pervojen tuaj, perse gjate qeverisjes se zotit Berisha ende investimet e huaja ne vend nuk po shenojne ndonje rritje?
Edhe gjate qeverisjeve socialiste dhe tani mendoj se, me gjithe perpjekjet e bera, progresi i arritur ne terheqjen e investimeve te huaja ne vendin tone, mbetet jo i kenaqshem. Natyrisht, kjo eshte e lidhur me shume faktore dhe kushte, te cilat ende nuk po japin efektet e duhura pozitive ne kete fushe.Keto jane politike, strategjike e gjeostartegjike, teknologjike, ligjore e proceduriale e administrative, fiskale, te cilat duhen te permiresohen vazhdimisht. Por, ceshtja e pronave, energjia, pengesat administrative, ato ligjore e fiskale, korupsioni etj, jane arsye me shume qe aktualisht progresi eshte shume i ngadalshem ne kete fushe, i lidhur vetem me ndonje privatizim strategjik. Kesaj, po t’i shtojme dhe administraten civile te paqendrueshme, te politizuar e ne shume raste te pakualifikuar, veshtiresite ne kete fushe, padyshim qe shtohen.
Megjithate, si shpesh thuhet se ne Shqiperi “leku eshte trembur” dhe bashke me te dhe investimet. Cfare ka ndodhur ne kete drejtim, duke perfshire ketu edhe tragjedine e Gerdecit?
Sic e theksova me siper, ”trembje e lekut” dhe bashke me te edhe “ajo e investimeve” eshte e lidhur me disa faktore politike, ekonomik, administrative, ligjore te mire apo keqqeverisjes, ku padyshim edhe ngjarja tragjike e Gerdecit, sebashku me pjesen ekonomike te saj, ”gerdeco-ekonomine” (informalitetin, trafikun, shfrytezimit te punes dhe te jetes se njerezve per perfitime personale etj). nuk ka se si mund te konsiderohet pozitive.
Nderkohe qe rritja e cmimeve dhe rreziku i inflacionit vazhdojne te jene prezente ne ekonomine tone, Qeveria deklaroi nje rritje pagash e pensionesh ne korrik te ketij viti. Si i konsideroni keto masa?
Kriza globale e cmimeve te produkteve ushqimore dhe ajo globale e naftes tashme eshte prezente me influencat dhe implikimet e saj ne ekonomine tone dhe pasojat inflacioniste, gjithashtu. Kjo ka ndikuar negativisht ne ekonomine dhe ne buxhetet familjare te konsumatoreve shqiptare. Rritja e pagave dhe pensioneve e deklaruar nga Qeveria, eshte nje rritje e radhes (dhe jo per shkak te kesaj krize), e cila ka nje ndikim fare te paperfillshem ne zbutjen e kesaj situate. Nderkohe qe masat efektive per perballimin dhe zgjidhjen e efekteve dhe pasojave negative te kesaj krize qe lidhen me ndryshimin e politikave ekonomike e financiare per mbeshtetjen e zhvillimit te bujqesise dhe prodhimeve agroushqimore, ndryshimeve strukturore ne kete sektor, mbeshtetja e sektoreve te peshkimit, transportit dhe te vete konsumatoreve, rishikimi i politikes fiskale dhe tregtare, duket se nuk kane gjasa te merren nga kjo Qeveri
Si e vleresoni nivelin e zhvillimit te bisnesit ne Shqiperi, te lirise ekonomike dhe te marredhenieve Qeveri-bisnes ne kushtet qe gjate kesaj periudhe ka pasur nje debat per keto ceshtje dhe disa akte ligjore qe rregullojne keto marredhenie kane qene te diskutueshme dhe jane kthyer si antikushtetuese?
Zhvillimi i bisnesit privat ne vendin tone dhe i marredhenieve Qeveri-bisnes kane qene dhe mbeten nje faktore i rendesishem per zhvillimin e qendrushem te ekonomise, per rritjen dhe ndryshimin e nivelit dhe te menyres se jeteses ne vend. Padyshim, qe permasat e ketij roli kane qene dhe jane te lidhura me nivelin e shenuar ne lirine ekonomike ne Shqiperi. Duhet pranuar se ne kete drejtim ka ende shume per te bere, pasi zhvillimet e ketyre viteve deshmuan se ne shume aspekte dhe faktore qe percaktojne kete liri, pati kufizime e frenime me pasoja negative ne zhvillimin dhe zgjerimin e saj, probleme keto qe po te thellohen do te jene me pasoja jo te pakta.