E Shtunë, 31 Tetor 2026

"I kam sherbyer Nanos dhe Berishes"

Jo vetem VIP-at vihen ne qender te vemendjes, por shpesh edhe njerezit qe u qendrojne atyre afer, kujdesen per ta apo u sherbejne. Nje prej tyre eshte edhe Arben Llazari, kamerieri 35-vjecar nga Fieri qe u ka sherbyer te gjithe politikaneve qe jane bere kryeministra epo presidente. Dashur pa dashur jo vetem qe sherben ne tavoline, por meson edhe copeza “sekretesh” nga muhabetet qe behen. Ndersa per kryeministrin Berisha theksohet autoritarizmi ne tavoline, ku te gjithe heshtin kur flet aid he e degjojne me vemendje e porosisin pot e njejten gje si ai, me Fatos Nanon ka ndodhur ndryshe. Ish-kryeministri nuk porosity vetem xhin apo xhoni, por ndonjehere edhe raki. Dhe si per ironi te fatit, ne nje rast kur garonte per president, me nje batute te radhes deshires se miqve te tavolines ne dolli, Nano u eshte pergjigjur; “Mire ju, po a do Petro Koci qe te behem president?!”. Me poshte intervista me kamerierin qe u ben edhe nje profil personazheve qe u ka sherbyer dhe te cilet ndonjehere e kane qerasur, si rasti i Nanos, me nje shishe xhin.

Prej sa kohesh ushtroni profesionin e kamerierit?

Kete profesion e ushtroj prej 13 vjetesh dhe ne nje fare menyre e kam nisur nga halli, pas reformes ne vitin 1990. Aktuelisht sherbej ne lokalet me me emer, por ne fillim e kam nisur nga hici. Momentalisht kete profesion nuk e nderroj me asgje tjeter dhe sot jam plot 35 vjec, ia kam marre doren goxha. Momentalisht punoj ne lokalin "Palma", pavaresisht se ketu nuk ka snje palme, por kemi limona, portokalle dhe mandarina.

A keni studiuar, apo jeni marre vetem me kete pune?

Kam mbaruar shkollen e mesme te naftes dhe kam punuar per disa vjet ne ndermarrje te nxjerrjes se naftes. Punoja se per ate dege kisha mbaruar shkollen. Por pas viteve '90-te dola ne reforme, si ato qe po bejne edhe sot ndermarrjet e naftes. Mbeta pa pune, nderkohe qe prisja edhe te martohesha. Mu afrua nje pune kamerier ne nje lokal ne Fier. Edhe pse s’kisha punuar ndonjehere, shkova pasi me duheshin ato parate. Ky profesion me "hyri" ne zemer dhe punoja me pasion e deshire. Pas tre-kater vitesh pune mu afrua te punoja ne nje lokal tjeter, pasi me ofruan edhe pagese me te mire. Ka patur edhe njerez te njohur te cileve u kam sherbyer.

Gjate bisedes permende se u ke sherbyer njerezve te njohur. Per ke behet fjale?

Nje dite me merr ne telefon nje person, Ilir quhet me sa me kujtohet, sepse kane kaluar edhe mbi pese apo gjashte vjet nga ajo periudhe. Ishte menaxheri i Restorant “Europa”, ne hyrje te qytetit te Fierit, kur vjen per nga Lushnja. Me kerkoi qe te sherbeja ne ate lokal pasi do te shkonte Sali Berisha se bashku me disa drejtues te Partise Demokratike. Ishte kohe fushate zgjedhore. Pasi i marr leje edhe pronarit ku une punoja, shkova se bashku me te ne lokal. Pasi u orinentova pak me vendin, hapsirat e lokalit, brenda pak minutave ambienti u mbipopulluar, pasi aty mberriti kreu i PD-se, Sali Berisha, Bamir Topi dhe shume drejtues te tjere.

Cfare porositi?

Ajo dihet, doktori vetem kafe dhe uje porosit gjithmone. Sepse nuk eshte vetem ajo hera e pare qe i kam sherbyer, ka ndodhur ne disa raste. Madje dihet se kur doktori pi kafe ekspres dhe uje, te tjeret c’do te pijne ?! (pyet ai). Kafe ekspres dhe uje porositi edhe Bamiri, ne ate kohe, se nuk ishte bere ende President. Tani qe eshte dhe kreu i shtetit, nuk e di se cfare preferon te pije kur ulet ne tavoline, pasi s’me ka rene ende rasti t’i sherbej, por them se do vije dhe ajo dite. (buzeqesh).

Ka patur raste te tjera?

U kam sherbyer edhe kryeministrave te tjere. Dua te permend ketu ish-kryeministrin Fatos Nano, gjate vizitave qe ka kryer ne Fier.

Nga dallon fatos Nano nga Sali Berisha ne tavoline?

Doktori eshte me serioz se Nano ne tavolina. Kur flet Berisha te gjithe rrijne dhe e degjojne me vemendje dhe presin ate per te reaguar, ne rastin kur qesh apo thote ndonje batute, qe te folur apo qeshur dhe ata. Ndryshe ndodh me Fatos Nanon. I kam sherbyer dy here kur kam punuar tek “Bar-Restorant Liqeni", qe ndodhet sapo kalon Qafen e Koshovices. Heren e pare ka ardhur me nje grup te vogel drejtues te pushtetit vendor. Qendroi rreth 30 apo 45 minuta. Ka pire vetem nje teke raki. “E dua raki te mire, me tha, te forte”. Banakieri i zgjodhi nje raki te mire prej Mallakastre. Hera e dyte ka qene kur erdhi e kreu disa inagurime ne qytet, para tre ose kater vjetesh. Ka qene i shoqeruar nga shume persona, por gjithsesi me mbajti mend, me takoi dhe kur me ftoi tek banaku iu drejtua banakierit duke i thene: “Sillme nje shishe xhin, dhe pasi e mori me tha, “pi xhin se rakine e keni shume te forte dhe te ben dem".

Mund te kujtoni batuta te tjera ne tavoline?

Ne qendrimet e tij ne lokal Nano ka thene shume batua, por mua me kujtohet nje rast kur nje nga personat qe e shoqeronte ngriti nje dolli e tha: “Shoku Nano, se shpejti President. Ai ju pergjigj duke qeshur: “C’president more, se firmat kane shume president tani”. "President Republike ia ktheu dollingritesi”. “Po valle a do Petro Koci qe te jem une President?!, ia ktheu me te qeshur Nano”. Por ka dhe raste te tjera, madje drejtuesit e pushtetit vendor jane me te shpeshte qe u sherbej, po jo te klasit te larte (buzeqesh).

A viheni ndonjehere ne siklet pasi degjoni keto muhabete qe mund te jene edhe “sekret” per nje kamerier?

Nuk e di cte them per kete, por une te tille pune kam, te sherbej ne tavoline dhe te terheq vemendjen sa me pak tek klientet e te mos behem i bezdisur. Shpesh ne tavolina te tilla rastis te degjosh edhe shume biseda "pa dashje" , dukuri e shqiptareve.

Bisedoi: Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›