Presidenti kerkon heqjen e monitorimit politik
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, kerkoi mbeshtetjen e Presidentit Mignon per heqjen e monitorimit politik te Asamblese Parlamentare ndaj Shqiperise. Kerkesa u be dje, ne nisje te vizites se tij ne Strasburg, si pjesemarres ne kuader te Presidences shqiptare te Keshillit te Ministrave te Keshillit te Evropes. Nishani u takua me Presidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Jean-Claude Mignon dhe i paraqiti kerkesen, por zyrtarisht Presidenca shqiptare nuk publikoi se cfare pergjigje mori Nishani nga z.Mignon. Sakaq behet e ditur se z.Mignon, duke folur mbi takimin me Nishanin, tha se qe prej kohes kur Shqiperia eshte bere anetare e Keshillit te Evropes, ka bere perparime te konsiderueshme. Kurse shtoi se "sigurisht qe ka ende perparim per te bere, por Shqiperia eshte nje demokraci e re, megjithese ajo do te festoje pas disa javesh 100-vjetorin e pavaresise se saj".
Me tej Mignon nenvizoi se ishin arritjet e jashtezakonshme te Shqiperise, ne drejtim te reformave dhe konsolidimit te demokracise, qe e bene Shqiperine te denje te kryesoje Komitetin e Ministrave te Keshillit te Evropes, duke theksuar se keto arritje tregojne njeheresh dinamizmin dhe progresin e vertete demokratik te vendit. Mignon garantoi Nishanin se Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes do te jete gjithmone e gatshme te bashkepunoje e te ofroje pervojen e saj te vyer per realizimin e reformave, konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe institucioneve demokratike. Kurse Nishani, tha se diversiteti kulturor ne Evrope, harmonia fetare ne Shqiperi dhe shembujt qe kombi shqiptar ka dhene ne mbrojtje te hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore, ishin elementet kryesore mbi te cilat u bazua motoja shqiptare e Presidences se Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes, "Te bashkuar ne shumellojshmeri". Gjate vizites ne KiE, Nishani nenshkroi Librin e Arte te Presidenteve.
Ne biseden me Mignon, Presidenti Nishani e vuri theksin edhe te roli qe Keshilli i Evropes duhet te kete ne Kosove. Kreu i Shtetit theksoi faktin se te gjitha vendet anetare te Keshillit te Evropes duhet te mbeshtesin nje perfshirje me te madhe te Keshillit te Evropes ne Kosove pasi, "qytetaret e Kosoves jane qytetare evropiane dhe meritojne standarde Evropiane".
Nishani, takim me Jagland
Gjate qendrimit ne Strasburg, Nishani zhvilloi nje takim edhe me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Evropes, Thorbjørn Jagland. Presidenti u shpreh se partneriteti dhe bashkepunimi me Keshillin e Evropes eshte nje faktor kyc per suksesin e Shqiperise ne rrugen e reformave dhe integrimin evropian. Kurse z. Jagland shprehu bindjen se Konferenca e Nivelit te Larte qe do te zhvillohet ne Shqiperi ne datat 8-9 nentor 2012 do te jete kurorezim i Presidences shqiptare dhe se Shqiperia do te jape kontributin e saj edhe ndaj presidences se radhes.