Perballimi i krizes globale
Nga Bujar Nishani, President i Republikes
Ne fazen fillestare te periudhes tranzitore, Shqiperia, e dale nga diktatura me e forte ne kontinent dhe izolimi i plote, kishte nevoje te ngutshme per institucione te verteta demokratike dhe per nje kuader ligjor evropian, ku do te mbeshteste themelet e shtetit te ri te se drejtes dhe ekonomise se lire te tregut. Per kete arsye, ne fillim te viteve '90-te u vendosen kontaktet e para me institucionet politike evropiane si: Keshilli i Evropes, Bashkimi Evropian, Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE), si edhe nje sere institucionesh financiare: Fondi Monetar Nderkombetar (FMN), Banka Boterore dhe Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH). Ne kete kuader, komunikimi me Keshillin e Evropes dhe institucionet e tij ishte me intensivi dhe me i nevojshmi per demokracine e brishte shqiptare, qe hidhte hapat e para te saj. Nuk e kemi konsideruar anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes si nje objektiv ne vetvete, por si nje instrument te domosdoshem per te konsoliduar institucionet demokratike te shtetit te se drejtes ne sherbim te qytetareve dhe aspirates sone evropiane.
Ne vitin 1995, Shqiperia u be anetare e Keshillit te Evropes me te drejta te plota. Ishte ky nje moment inkurajues per demokracine e re shqiptare dhe nje hap shume i rendesishem ne konsolidimin e marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe Keshillit te Evropes.
Periudha gjashtemujore 23 maj-9 nentor 2012 shenon nje kulm tjeter ne historine njezetvjecare te bashkepunimit tone. Shqiperia per here te pare, kryeson Komitetin e Ministrave te Keshillit te Evropes. Gjate ketyre dy dekadave, Shqiperia dhe shoqeria shqiptare pesuan transformimin me te thelle, me te gjere dhe me intensiv ne historine mijeravjecare te kombit te vjeter shqiptar. Vendi i rekordeve ne shkeljen e lirive te njeriut eshte sot ne timonin e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes, ketij tempulli evropian te te drejtave te njeriut. Shqiperia, e njohur per armiqesine e saj fanatike ndaj Perendimit, eshte sot anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe, aktualisht, ndihmon me trupa per paqen ne Afganistan e gjetke. Ajo, nga konsumatore e dikurshme eshte shnderruar keshtu ne kontributore per sigurine e ketyre vendeve, te rajonit e vendeve demokratike. Dikur, nje vend teresisht i izoluar, tashme pret me besim marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, bazuar ne merite, ndersa qytetaret shqiptare, levizin te lire, pa viza ne Evrope. Dikur, nga nje vend me nje ekonomi thellesisht autokratike eshte shnderruar sot ne nje ekonomi teresisht dinamike te tregut te lire. Sot, vendi im perballon suksesshem ndikimin e krizes globale ekonomike dhe financiare, duke shfaqur nje rritje pozitive ekonomike dhe financiare, rrjedhoje e politikave te matura makro-ekonomike, reformave te mirestrukturuara, liberalizimit te tregtise, klimes se sipermarrjes dhe nje sere reformash te tjera te guximshme te ndermarra ne kete sektor.
Gjate viteve 2007-2012, rritja mesatare ekonomike e Prodhimit te Brendshem Bruto ka qene 5%. Raporti i Konkurrences Globale 2011-2012 i Forumit Ekonomik Boteror e rendit Shqiperine ne vendin e 78 mes 142 vendesh dhe ekonomish. Po ashtu, Raporti "Te berit biznes, 2012" i Bankes Boterore mbi "Lehtesine e te berit biznes" e rendit Shqiperine ne vendin e 82 ne mes te 183 ekonomive. "Per marrjen e kredise" dhe "Mbrojtjen e konsumatoreve" Shqiperia renditet respektivisht ne vendin e 24 dhe ne ate te 16, renditje qe e vendos Shqiperine ne mes te vendeve me rezultatet me te larta. Ne jemi te ndergjegjshem se, ajo qe pritet nga autoritetet shqiptare eshte rritja e nivelit te standardeve, dhe jemi teresisht te angazhuar per permiresimin e vazhdueshem te tyre, per t'u integruar denjesisht ne familjen evropiane. Keto hapa te konkretizuara po realizojne nje enderr te perjetshme evropiane te shqiptareve, nje aspirate qe vuri ne levizje masat e studenteve dhe qytetareve, te cilet mbushen rruget dhe sheshet me thirrjet "E duam Shqiperine si gjithe Evropa!" Kjo moto frymezoi shqiptaret ne betejen e tyre finale kunder diktatures se fundit ne Evrope.
Shqiperia po feston 100-vjetorin e pavaresise se saj. Te shumta kane qene perpjekjet e kombit shqiptar per te ruajtur ekzistencen e tij kunder copetimeve, spastrimeve etnike dhe pushtimeve te ndryshme. Por sot, festojme 100-vjetorin e pavaresise se Shqiperise si nje komb i lire, qe ka ditur te shfrytezoje vlerat e lirise me arritje konkrete.
***
Qe nga momenti i anetaresimit te Shqiperise ne Keshillin e Evropes, kjo organizate dhe institucionet e saj kane dhene nje kontribut te cmuar ne procesin e konsolidimit te reformave demokratike. Vecanerisht, Shqiperia ka perfituar nga ekspertiza dhe bashkepunimi me Keshillin e Evropes ne fusha te tilla si:
-Reforma kushtetuese, nepermjet bashkepunimit me Komisionin e Venecias;
-Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike sipas standardeve evropiane;
-Vendosja dhe konsolidimi i nje sistemi gjyqesor efikas dhe te pavarur;
-Lufta kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshem (hartimi i nje strategjie antikorrupsion 2007-2013);
-Rritja e kultures demokratike; e te tjera reforma.
Sot, Shqiperia eshte kandidat potencial per anetaresim ne BE dhe ne kete kontekst, Keshilli i Evropes luan nje rol te rendesishem si vektor i politikes evropiane ne mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te njeriut, ne forcimin e demokracise dhe te shtetit ligjor. Suksesi i Shqiperise eshte i lidhur ngushte padyshim, edhe me bashkepunimin e frytshem me Keshillin e Evropes.
***
Ne strukturen aktuale politike-institucionale te Evropes ben pjese edhe rajoni i Ballkanit, i cili aktualisht po integrohet ne menyre progresive ne strukturat evropiane. Vendet e tij kane lene pas te shkuaren dhe po shikojne drejt se ardhmes. Ballkani Perendimor eshte sot i gjithi i orientuar drejt integrimit evropian dhe, vecanerisht, bashkepunimi rajonal perben nje instrument shume te rendesishem te zhvillimit shumedimensional te ketij rajoni, ne funksion te pershpejtimit te synimit te perbashket eurointegrues te vendeve tona. Politika e jashtme e Republikes se Shqiperise eshte e orientuar drejt angazhimit maksimal ne forcimin e marredhenieve te fqinjesise se mire dhe integrimit te rajonit. Shqiperia nuk ka probleme te hapura me asnje nga vendet e rajonit. Interesave kombetare te Shqiperise i sherbehet mire ne nje mjedis rajonal paqesor, te stabilizuar, demokratik, ekonomikisht te zhvilluar. Realizimi i nje mjedisi te tille kerkon fryme bashkepunimi dhe mirekuptimi nga te gjithe faktoret ne rajon, si ne nivelin dypalesh, ashtu dhe shumepalesh. E ardhmja e perbashket e rajonit eshte stabilizimi ne kuader te proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike. Kjo eshte e vetmja rruge qe te con drejt zgjidhjes se problemet te trasheguara nga historia. Ne inkurajojme dialogun dhe luften institucionale si te vetmet mekanizma komunikimi per trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve te brendshme dhe ndermjet fqinjeve ne rajon. Per Shqiperine, bashkepunimi rajonal shkon pertej vetem shprehjes se vullnetit politik te fqinjesise se mire. Pasi ne besojme se, nese angazhohemi bashkerisht, ne mund te ndertojme nje infrastrukture moderne te perbashket rajonale. Ne po heqim te gjitha barrierat jo-fizike te levizjes se njerezve, mallrave e kapitaleve, duke nxitur shkembimet midis vendeve tona. Ne te njejten kohe, duke njohur me mire kulturen, historine e zakonet e fqinjeve, ne mund te permiresojme imazhin e rajonit tone, mund ta bejme ate nje treg terheqes dhe konkurrues, dhe mund te perafrojme perspektiven e tij eurointegruese. Nen kete fryme, luajme nje rol moderator per ruajtjen dhe forcimin e paqes e qendrueshmerise afatgjate ne Ballkan. Si nje instrument te kesaj politike tonen moderuese shohim edhe pranine e faktorit shqiptar ne pothuajse te gjitha vendet e rajonit. Ne gjithmone e kemi konsideruar faktorin shqiptar si ure lidhese midis vendeve tona dhe kemi inkurajuar shqiptaret ne rajon te jene promotore bashkepunimi dhe nxites se proceseve te perbashketa eurointegruese te vendeve ku ata jetojne.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes
SHBA: Obama dhe Romney mbrojne politikat e tyre
Ne Denver te Kolorados ne Shtetet e Bashkuara, eshte zhvilluar debati i pare televiziv ndermjet presidentit Barack Obama dhe rivalit te tij republikan ne zgjedhjet e nentorit, Mitt Romney. Ne te u diskutua per ceshtjet e brendshme, perfshire ekonomine, rritjen e numrit te vendeve te punes dhe deficitin e qeverise. Presidenti Barack Obama tha se ai ka vizion te ndryshem nga ai i rivalit Romney: "Prandaj, ceshtja sonte ketu nuk eshte se ku kemi qene, por ku do te shkojme. Guvernatori Romney e ka perspektiven e cila thote se nese ne i shkurtojme taksat, drejtohemi kah te pasurit, dhe i kthejme prapa rregullat, atehere ne do te jemi me mire. Une kam pikepamje tjeter", tha Obama. Ai ka theksuar rendesine e investimeve ne arsim. "Mendoj se ne duhet te investojme ne arsim dhe trajnim. Mendoj se per ne e rendesishme eshte te zhvillojme burime te reja te energjise ketu ne Amerike; per kete arsye ne e kemi ndryshuar kodin tone te taksave per te pasur siguri se ne i ndihmojme bizneset e vogla dhe kompanite, qe investojne ketu ne Shtetet e Bashkuara; qe ne ta marrim nje pjese te parave qe e kemi kursyer, derisa ne i perfundojme dy luftera per ta rindertuar Ameriken", tha Obama.
Rivali i tij republikan, Mitt Romney, tha se politikat e presidentit nuk "jane pergjigje e drejte per Ameriken". "Presidenti e ka pikepamjen e ngjashme me ate qe e kishte kur kandidoi per zyre, para kater vitesh, ate te qeverise me te madhe, te shpenzimeve me te medha, te me teper taksave, te me teper rregullimeve, pra nese doni, do te funksionoj nje qeveri qe do te zgjerohet nga te pasurit te te varfrit. Kjo nuk eshte pergjigje e drejte per Ameriken", tha Romney. Kandidati republikan per president i ka hedhur poshte pohimet se ai po planifikon t'i ule taksat per te pasurit, sic ka pretenduar Obama. "Pergjigjja eshte po, ne mund te ndihmojme, por do te merret nje rruge tjeter, jo ajo ne te cilen ne ishim, jo ajo qe presidenti e pershkruan si shkurt, ulje e taksave per te pasurit. Kete une nuk do ta beje. Plani im ka pese pjese bazike", tha Romney.
Flasin analistet
Analistet ne Uashington, te kontaktuar nga radio Evropa e Lire, konsiderojne se Romney ka pasur paraqitje me te mire. Analisti Charles Mahtesian, nga Uashingtoni, konsideron se Mitt Romney e ka fituar debatin e pare. "Mendoj se nese ju duhet ta beni nje rrumbullakesim, mendoj se do ta gjeni konsensusin se Mitt Romney e fitoi kete debat, por te dy kandidatet ia dolen ta arrijne ate qe atyre u duhej, ne kuptimin qe Romney duhej ta fitonte debatin. Ai eshte dashur te tregoj se ka me teper energji se sa qe ai ka treguar deri tash. Ai tregoi se mund te jete ne shkallen e njejte dhe te jete presidencial si Barack Obama. Mendoj se e ka arritur kete. Partia e tij do te jete shume e kenaqur me paraqitjen e tij", tha analisti Mahtesian.
Analistja Jill Lawrence, po ashtu nga Uashingtoni, konsideron se Romney ishte ne nivel te duhur. "Mendoj se Romney e ndihmoi vetveten jashtezakonisht shume. Nje gje qe njerezit e pritnin ishin specifikat. Nuk jam e sigurt se kishte shume specifika. Por, ai sigurisht e paraqiti vetveten si person me shume energji, me shume entuziazem. E beri rastin kunder te arriturave te Obames. Ne teresi, mendoj se ai ishte shume i mire", tha analistja Lawrence.
Sondazhet e vene Obamen pas Romney-t
Hulumtimet e opinionit te bera pas debatit te pare presidencial ne Shtetet e Bashkuara, tregojne se kandidati republikan per president, Mitt Romney, eshte paraqitur me mire se sa presidenti Barack Obama. Sondazhi kombetar i bere nga rrjeti CNN, pas debatit 90 minutesh ne Denver te Kolorados, thote se tre prej kater personave te rritur, mendojne se Romni e mundi presidentin. Kurse hulumtimi i bere nga rrjeti CBS News ka treguar se votuesit e papercaktuar e kane shpallur fitues z. Romney, me perpjesetim 2:1.
Sondazhet e meparshme, qe ishin te fokusuara ne zgjedhjet presidenciale, kane treguar se nje muaj para votimeve, Obama kryesonte ndaj rivalit Romney. Vleresohet se afro 50 milione amerikane e kane ndjekur debatin televiziv Obama - Romney ne Shtetet e Bashkuara. Ky ishte i pari prej tri debateve qe do te zhvillohen deri me 6 nentor, kur mbahen zgjedhjet presidenciale.