Sulmi i Sirise ndaj Turqise, reagon Tirana zyrtare
Kuvendi u mblodh dje ne seance plenare ku ne hapje kryetarja Jozefina Topalli njoftoi deputetet per qendrimin e Shqiperise pas sulmeve te Sirise ndaj Turqise te merkuren.
"Mbreme ka pasur nje mbledhje urgjente te NATO-s ku vendi yne eshte anetar dhe si i tille ka marre te gjithe pergjegjesine se bashku me vendet e tjera anetare ne kete aleance te madhe, per t'i qendruar marreveshjeve ne cilat ne jemi pale, " tha Topalli. kurse qeveria shqiptare tha mbreme se mbeshtet plotesisht qeverine turke dhe kryeministrin turk, dhe "reagimin e ligjshem te tyre ndaj ketij akti tejet te rrezikshem per paqen dhe stabilitetin ne rajon". Ketu, Qeveria Shqiptare thote dhe se i ben thirrje komunitetit nderkombetar te beje cdo gje qe Bashar al-Assad, kasapin e popullit sirian dhe regjimit te tij, t'i rezervoje fundin qe meriton. "Republika e Turqise, qe nga fillimi i krizes eshte perballur me pasoja te renda, te gjithanshme te saj, ka mobilizuar burime te medha financiare, njerezore, per te perballuar krizen humanitare te krijuar nga kasaphana e Bashar al-Assad, ndaj popullit te tij. Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian eshte nje thirrje tjeter per t'i dhene atij pergjigjen me te merituar", - thote qeveria. Ndersa Ministria e Puneve te Jashtme tha se nje pershkallezim i tille i dhunes nderkufitare, perben provokacion serioz qe drejtohet kunder sovranitetit te nje shteti fqinj, si dhe i shton me tej tensionet ne nje zone, e cila edhe me pare ka qene e prekur nga pasojat e luftes se pashpallur qe regjimi i Damaskut po zhvillon prej me shume se nje viti kunder popullit sirian.