Seria A Cana pergatiti rikthimin e madh
Me golin e shenuar ne Serine A mesfushori kuqezi Lorik Cana ka fituar besimin e trajnerit te Lacios Edi Reja i cili do ti besoje vendin e titullarit sot ne Europa Lige bardhekaltrit do te perballen me Sportingun e Lisbones. Cana ne ndeshjen perballe Leces jo vetem qe shenoi nje gol mjaft te rendesishem per fitoren e ekipit te tij por u mbylli gojen te gjithe skeptikeve te cilet kishin parashikuar largimin e tij nga ekipi i Lacios ne merkaton e janarit. Nje nga ekipet e cila ishte ne radhe per te marre Canen ishte Marseja skuader tek e cila shqiptari ka qene edhe kapiten por ka qene ky i fundit i cili ka vendosur per te mos u dorezuar pa treguar me pare vlerat e tij reale tek ekipi lacial. Nje tjeter statistike tregon se Cana edhe ne France ku kaloi kater sezone dhe shenoi 6 gola e ka nisur keq por pas 8 muajsh ai jo vetem u permiresua por u be dhe idhulli i tifozerise se Marsejes. Zgjimi i tij ndaj Leces mund te kete edhe sinjali me i mire per trajnerin Reja per ti dhene me shume besim Canes. Ndeshja ndaj Leces ishte me te vertete nje mbremje e madhe per Canen pasi ai tregoi nje nivel te larte loje por jo vetem kaq ai arriti ti ikte mbulimit te mbrojtesve duke shenuar edhe golin. Mbremjen e sotme Cana do te luaje ne krahe te organizatorit argjentinas Hernanes jo se do te mungoje Ledezma por sepse eshte vete Reja ai qe ka pare progresin e vazhdueshem te liderit te kombetares shqiptare Lorik Cana. Kurre nuk kam menduar qe te largohem Lacio eshte nje ekip i madh dhe ka hapesira per te gjithe - eshte shprehur mesfushori kuqezi. Ne ndeshjen e sotme kunder Sportingut te Lisbones luftetari shqiptar do te kerkoje qe te fitoje nje vend edhe per ndeshjet qe do te luhen ne kampionat. Ai eshte 28 vjec dhe cdo lojtar ne moshen e tij ka nje deshire te madhe per te luajtur dhe per te qene protagonist. Vetem pas pak vjetesh Cana do te kete mundesine te mendoje per endrren e tij e cila eshte te jete nje arkeolog pasi ai eshte ne pritje te diplomimit ne Histori ne Universitetin e Tiranes por me pare ai duhet te mendoje per te fituar me Lacion dhe me pas te mendoje per statujat.