Pensionet, sot nis shperndarja e shperblimeve per festa

Nga sot do te nis shperndarja e shperblimit per festen e fundvitit per te gjithe pensionistet, sipas vendimit qe ka marre qeveria per kete qellim. Lajmin e kane dhene burimet zyrtare te Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Sipas vendimit ne fjale, te gjithe pensionistet do te mund te terheqin ne sportelet e postes shperblimin prej 2500 lekesh, duke nisur nga dita e sotme deri me 31 dhjetor. Per te mos krijuar probleme ne shperndarjen e pensioneve si dhe ne perfundimin e dhenies se ketij shperblimi, ISSH-ja ne bashkepunim me Posten Shqiptare ka hartuar nje grafik, i cili do te mundesoje shperndarjen pa probleme deri ne fund te dhjetorit. Nga ky vendim do te perfitojne 554.900 mije pensioniste. Vendimi i qeverise perfshin personat qe marrin pension pleqerie, invaliditeti, familjar, pensione te posacme. Gjithashtu ne kete vendim, perfshihen veterane te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, kur nuk perfitojne pension tjeter, trajtime te vecanta si punonjes te nentokes dhe industrise ushtarake, si dhe ish-ushtaraket dhe punonjesit e Policise se Shtetit qe perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi. Sipas ketij grafiku, pensionistet do te marrin nga ora 08.00 e deri ne oren 13.00 pensionin ne daten e caktuar, si dhe shperblimin perkates, nderkohe qe pas ores 13.00 e deri ne oren 20.00, do te jepet shperblimi per ata pensioniste qe u ka kaluar data e terheqjes se pensionit. Keshtu, sipas grafikut te ISSH-se, sot do te marrin pensionin personat qe kane daten e terheqjes se pensionit, ndersa pas ores 13:00 do te marrin shperblimin pensionistet qe e kane marre pensionin ne daten 1 dhe 2 dhjetor. Pra, me kete grafik do te punohet deri ne perfundimin e shperndarjes se mases prej 2500 lekesh deri ne fund te muajit dhjetor, qe shperblimi te merret nga pensionistet para festave te fundvitit. Efekti financiar vetem per shperblimin e pensionisteve arrin ne shifren 1.387.200 000 leke, ose mbi 15 milione dollare. instituti i Sigurimeve Shoqerore thekson edhe njehere se asnje prej pensionisteve nuk duhet te shqetesohet nese nuk do te arrije te terheqe shperblimin brenda ketyre datave, pasi do te mund te marre edhe pas vitit te ri shperblimin e percaktuar nga qeveria, ashtu sic ka ndodhur edhe ne vitet e shkuara.
Shperblimi do te terhiqet sipas ketij grafiku:
- 22 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 1 dhe 2 dhjetor
- 23 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 3 dhe 4 dhjetor
- 24 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 5 dhe 6 dhjetor
- 25 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 7 dhe 8 dhjetor
- 26 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 9, 10 dhe 11 dhjetor
- 27 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 12, 13 dhe 14 dhjetor
- 28 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 15, 16 dhe 17 dhjetor
- 29 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 18, 19 dhe 20 dhjetor
-30 dhjetor marrin shperblim datat e pensioneve te 21 dhjetor
si dhe ata qe nuk kane mundur t'i terheqin brenda datave te caktuara ne kete kalendar
-31 dhjetor ata qe nuk kane mundur t'i terheqin brenda datave te caktuara ne kete kalendar