E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet shëndetësore, ISKSH: Numri i përfituesve u rrit me 25%

Tiranë- Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka bërë sot publik raportin për vitin 2011.

Sipas raportit numri i përfituesve ka pasur një rritje me 25% në krahsim me vitet e shkuara.

Gjithashtu një rritje ka pasur dhe fondi i shtetit për këtë kategori në krahasim me vitin 2006. Shuma është rritur me rreth 2 fish, pasi në vitin 2006 buxheti i shtetit për sigurimet shëndetësore  ishte 3.4 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2011 kjo shifër ka shkuar në 6.9 miliardë lekë.

Ritja e buxhetit ka sjellë dhe rritjen e personave që përfitojnë nga rimbursimet mjekësore, pasi është rritur me 76 mijë në krahasim me vitin 2007.

Ndërsa numri i personave i që janë drejtuar qendrave shëndetësore për të kryer vizita ka qenë rreth 1 milion , ose 93 mijë persona më shumë se një vit më parë.

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›